Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 16.11.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

“Deshtojne bisedimet Nano – Meta” shkruan me germa te medha ne faqen e pare KORRIERI . “Shkaterrohen te gjitha perpjekjet per pajtim dhe zgjidhjen e krizes ne PS. Ndonese rane dakort per nje rikompozim te qeverise ne bisedimet mes dy paleve ne mesdite, mbreme ne oret e vona lufte deklaratash. Mbeshtetesit e Metes dhe Meidanit: “Nuk do te lejojme te shfrytezohemi”. Reagon Nano: “Ministrat e rinj para Kongresit, por jo pazare per karrige”. Ne faqen e politikes ne lidhje me kete te me kjo gazete shkruan: “Bisedimet per te sjelle paqen mes Nanos dhe Metes deshtuan, megjithe optimizmin per sukses gjate mesdites se djeshme. Dy deklarata te shperndara ne mbremje, njera e deputeteve mbeshtetes te ish zevendeskryeministrit, Meta dhe tjetra e zedhenesit te kryeministrit , Aldrin Dalipi, duket se e ricuan PS ne krize. Ne nje carje qe Servet Pellumbi, kryetar i parlamentit, synoi ta mbyllte, duke propozuar nje pakete propozimesh, e cila kishte ne baze rikompozimin e qeverise”

SHEKULLI ne faqen e aktualitetit boton nje skede te vecante me 10 kushtet qe i kane vene kundershtaret Fatos Nanos. “Kushtet qe duhet te plotesoje Nano: Te kerkoje ndjese per akuzat dhe etiketimet e bera ndaj deputeteve te inkriminuar nje per nje. Te rikompozohet kabineti qeveritar ne nje mase 70 % me Nanon Kryeminister (varianti qe u pranua). Te shtyhet kongresi. Te zhbllokohet kandidimi i Edi Rames dhe te gjitha figurave te tjera te spikatura qe mund te deshirojne te kandidojne ne PS. Te mos perdore autoritetin e kryeministrit per te bere emerime per interesa te ngushta personale dhe te c’emeroje te gjitha ata qe jane emeruar me kete qellim, qe nga zv/ministra dhe drejtore…”- jane disa nga kushtet qe kane vendosur kundershtaret e Nanos, te botuara ne SHEKULLI.

TEMA ne faqen e politikes, citon Fatos Nanon ne disa deklarata qe ka bere gjate nje ceremonie te pranimit te anetareve te rinj ne PS: “Cdo veprim apo emocion i tepruar rrezikon te mos demtoje vetem individin, por kthehet ne nje gur qe demton edhe shtepine ku po hyni dhe qe pastaj, o ndot xhamat nga jashte, o thyhen xhamat nga brenda dhe e ben shtepine me pak te jetueshme per te gjithe. Me lejoni te them qe kam atribute te forte morale dhe politike per te qene i vemendshem ndaj debatit dhe konkurimit te alternativave ne 12 vjet histori te PSSH-se. Ne asne rast nuk kam dhene prova dhe nuk jam vleresuar nga PSSH apo nga votuesit shqiptare si frenues i konkurimit dhe i debatit, perkundrazi jam njohur dhe nuk ndihem i vetmuar si nxites i iniciativave qe sjellin progres nepermjet hapjes dhe konkurences se alternativave demokratike ne gjirin e partise.”

“Do bllokohet Kryeministria.”- eshte titulli i madh me te cilin hapet sot KOHA JONE . Mbreme vone kryesia e PD-se vendosi qe me 23 nentor e perdite do te filloje protestat masive. Demokratet njoftojne daljen ne sheshin qendror te Tiranes deri ne doreheqjen e Fatos Nanos”. Ne lidhje me kete teme ne faqen e politikes shkruhet: “Mbreme vone kryesia e PD-se, pasi analizoi situaten politike ne vend ku PS mori dhunshem, sipas saj, Durresin dhe Tiranen, si dhe nisur nga situata ku qeveria dhe pikerisht zoti Nano po shkelin me te dyja kembet Kushtetutes e Shqiperise vendosi qe opozita te filloje protestat masive ne rruge.”.

  • Data 16.11.2003
  • Autor Arben Muka/Tiranë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As4F
  • Data 16.11.2003
  • Autor Arben Muka/Tiranë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As4F