Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 17.11.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Gazeta" Koha Jone " vlereson si ngjarje dite, per te hapur sot materialet e saj, perseritjen dje ne Himare te zgjedhjeve lokale te 12 Tetorit. Sipas kesaj gazete ne qendrat e votimit te kesaj zone ka patur tension, dhune dhe pergjakje.

" Koha Jone " thekson se nga perseritja dje e zgjedhjeve ne Himare ka dale fitues kandidati i PS Gjergji Goro perballe rivalit te tij nga PBDNJ, Vasil Bollano, i cili eshte mbeshtetur edhe nga Partia Demokratikee Sali Berishes, duke permbysur keshtu rezultatin e deridjeshem.

Per te njejtin zhvillim gazeta " Panorama ," shkruan sot se ne 36 qendrat e votimit ne Himare ka patur incidente dhe dy kandidatet per kryetare bashkie ne Himare, Bollano dhe Goro, kane bere deklarata kontradiktore ne lidhje me rezultatin e votimit. Kjo gazete ben te ditur se incidenti me i rende ka qene dje plagosja e nje banori te zones me thike dherrahja me grushta e nje gazetari te TV " Klan. " Gazeta " Shekulli " ben te ditur se procesi i numerimit te votave ne Dhermi eshte bllokuar dhe ka mbetur per sot.

Te rejat nga perpjekjet per te formuar nje kabinet te ri qeveritar, per te nxjerre nga kriza disajavore qeverisjen socialiste, jane nje tjeter teme e shtypit te sotem te Tiranes.

Shtypi i sotem njofton per nje vizite katerditore ne rajon te kryetarit socialist dhe kryeminsitrit Fatos Nano. Sipas gazetes " Panorama " largimi i Nanos po bllokon marrveshjen mes dy grupeve rivale ne Partine socialiste per te formuar nje kabinet te ri qeveritar dhe per te dale nga kriza aktuale qeverisese. Sipas kesaj gazete Nano ka caktuar Servet Pellumbin, kryetar te Parlamentit te jete negociator per nje marrveshje te mundshme mes grupeve rivale te PS si edhe partive aleate te koalicionit" Aleanca per shtetin."

Gazeta" Koha jone " boton sot nje formule qeverisjeje, te propozuar nga kryeminsitri Nano, qe duhet te miratohe para kongresit te PPs qe zhvillohet ne Dhjetor. Ne kabinetin e rikompozuar qeveritar Ilir Meta figuron zv. kryeminister dhe minister i Rendit Publik, Genc Pollo, kryetar i reformatoreve, figuron minister i Jashtem, Neritan Ceka kryetar i PAD minister i Kultures, Zabit Brokaj ,perseri nga grupi i Ilir Metes,figuron Minister i Shendetesise, ndersa Vangjek Dule nga PBDNJ minister i Integrimit europian. Ne kete skeme te mundshme te kabinetit te ri qeveritar, te botuar sot tek " Koha Kone ," figurojne edhe Anastas Angjeli dhe Bashkim Fino qe dhane doreheqjen nga postet e tyre ministrore ne presionin e atehershem te Nanos per korrupsion dhe abuzime.

Gazeta" Shekulli " boton sot opinionin "Zevendesimi i Nanos dhe korrupsioni" ku hidhet ideja se korruspioni qe eshte pengesa kryesore per zhvillimin e Shqiperise nuk mund te luftohet vetem me nje largim hipotetik te Fatos Nanos nga skena politike si i korrupstuar por me pastrimin e administrates shteterore nga punonjesit e korruptuar.
  • Data 17.11.2003
  • Autor Abi Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As4C
  • Data 17.11.2003
  • Autor Abi Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As4C