Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 21.11.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Gazeta "Koha jone" boton sot komentin me titull " Duhet ruajtur Turqia" ku i behet thirrje Perendimit ta mbroje kete vend nga terroristet. Duke argumentuar rendesine e Turqise per qyteterimin dhe vlerat perendimore, gazeta thekson se ajo eshte nje "dele e zeze" per nje "bote"integraliste dhe fondamentaliste. Turqia, edhe pse nje vend me popullsi myslimane, ka hyre ne rrugen e civilizimit perendimor, thekson gazeta. Prandaj organizata terroriste te tipit "Al Kaeda" e konsiderojne trathetare dhe e sulmojne egersisht. Nese do te ndodhte qe Turqia te frikesohej atehere kjo do te ishte nje gjeme per qyteterimin prperendimor pasi terrori do te shtrinte kthetrat drejt Europes. Inati me i madh i terroristeve drejtohet tek Turqia pasi ajo eshte anetare e Natos dhe aspiron anetaresimin ne Bashkimin Europian- aresyeton gazeta 2 Koha jone" ne komentin e saj.

Gazeta "Albania" në artikullin me titull "Pse ne Turqi, pse ne Britani?" vëren se sulmet e fundit terroriste ne keto dy vende lidhen me faktin se ato jane aleate te ngushta te SHBA dhe se Turqia moderne i ështe shkeputur botes fonamentaliste dhe i eshte bashkuar qyteterimit europian.

Gazeta"Korieri" njofton se policia e Shqiperise ka kaluar qe dje ne sherbim te perforcuar per shkak te atentateve terroriste qe ndodhen dje ne Stamboll. Vemendja e policise do te perqendrohet ne aeroporte, porte dhe ne objekte te rendesishme publike. Shqiperia, shkruan "Korieri" denoi pa asnje hezitim sulmin e djeshem terrorist ne Stamboll dhe rikonfirmoi bashkimin e saj me frontin e perbashket te luftes kunder terrorizmit.

Nder zhvillimet me interesante ne vend te pasqyruara sot ne shtypin e Tiranes eshte anullimi nga KQZ i fitores se Jorgo Goros, kandidatit socialist në Bashkinë e Himarës dhe dhenia e fitores Vasil Bollanos, kandidatit te PBDNJ, të mbështetur nga PD e Sali Berishës. " PBDNJ merr Himaren pas reagimit te forte te Athines" shkruan gazeta "Korieri"

Publikimi i raportit te OSBe-se per zhvillimet politike ne Shqiperi eshte nje fokus tjeter i shtypit te sotem te Tiranes. Gazeta" Shekulli" boton sot opinionin,"Nje shikim tjeter per raportin e OSBE," ku vemendja nuk perqendrohet tek kritikat e ashpra te organizates nderkombetare per situaten politike ne Shqiperi por tek fakti i pranise se saj edhe per nje kohe te gjate ne Shqiperi." Kjo tregon" shkruan gazeta ,"se kritikat e ashpra i ka bere Komisioni Europian." Per te njejtin raport " Koha jone" boton sot artikullin" OSBE dhe imazhi i Shqiperise" ku prania e kesaj organizate dhe numri i madh i stafit te saj ne Tirane, te njejte me ate selise se organizates ne Vjene, shihen nga gazeta si nje tregues qe Shqiperia nuk ka dale ende nga pelenat persa i takon ndertimit te demokracise. Nje prani e tille e OSBE tregon te kunderten e asaj qe Shqiperia perpiqet te arrije ne politiken e saj rajonale me te gjithe fqinjet e vet- shkruan gazeta " Koha jone."
  • Data 21.11.2003
  • Autor Ani Ruci/Tiranë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As45
  • Data 21.11.2003
  • Autor Ani Ruci/Tiranë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As45