Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 01.12.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Gazeta "Koha Jone" kritikon sot atë që kjo gazetë e quan" politike te perjashtimit" te ushtruar nga kryeminisri Nano ndaj kundershtareve te tij qe nuk po zgjidhen delegate per ne Kongresin e PS të 12 Dhjetorit. Kjo politike, komenton kjo gazetë, eshte kthyer ne nje rrezik real per PS, pasi vazhdimi i saj edhe pas kongresit do te thote se nuk do te kete asnje mbi Nanon dhe PS do te kthehet ne "Parti te unit". Një strategji e tille, komenton gazeta, po kthehet ne nje bumerang te vertete per maxhorancën, së ciles, me mire se asgje tjeter,do t´i shkonte vendi i Berishes, dalja në opozitë.

"Koha jonë" boton nje liste prej 7 deputetesh socialiste,te njohur si mbeshtetes te Ilir metes, mes te cileve jane edhe emrat e ish minsitrit Mustafa Muçi dhe zv.ministrit te jashtem, Luan Hajdaraga, te cilet nuk jane zgjedhur delegate ne Kongres. Ne artikullin "Ku mund te shkoje PS?" botuar po tek kjo gazetë, pas nje analize te zhvillimeve te fundit ne partine që qeveris vendin, shkruhet se vetem aftesia per te qendruar bashke e Ramës, Metes dhe Mejdanit mund te ngjalle shpresa per zhvillimin e proceseve reformuese. Duke qendruar bashke, Nano nuk mund t´i injoroje, aresyeton gazeta. Por ata duhet te paraqesin nje plarforme ku te tregojne pse dhe si jane te ndryshëm nga Fatos Nano.

Duke mbetur sërish ne pasqyrimin e zhvillimeve politike, shtypi i Tiranës, boton sot lajmin se ne konferencen e deges se PS ne Shkoder do te jene te pranishem balle per balle, per here te pare Rama dhe Nano, dy rivalet per postin e kryetarit te partise. Gazeta "Shekulli" citon sot Edi Ramën te kete thene dje ne Elbasan se PS vuan nga sëmundja e trafikut të votave dhe se armiku me i madh i PS nuk eshte PD e Berishes por vetvetja pasi ne të shumica po asfikson pakicën.

Gazeta "Panorama" shkruan se deputetët socialiste vazhdojne te jene te ndare ne dy grupe lidhur me realizimin ose jo te ndryshimeve ne qeveri. Kjo gazete citon Makbule Çeçon, nenkryetare n socialistete parlamentit te jete shprehur pro ndryshimeve dhe te kete thene se duhet nje rifreskim i qeverise. Ndërsa deputeti socialist Spartak Braho mbron variantin e doreheqjes se kryeminstrit Nano, si rruga e vetme e daljes se qeverise nga kriza, shkruan "Panorama" Kjo gazete njofton se sot pritet te mblidhet përsërio kryesia e PS në nje perpjekje te fundit per nje zgjidhje te krizes.

"Panorama" citon sot deputetin socialist, Dritan Prifti, te jete shprehur se zgjidhja e vetme e krizes eshte nje qeveri pa Fatos Nnanon dhe pa Ilir Metën. Sot ne Diten Nderkombetare te luftes kunder SIDES shtypi i Tiranes boton shifra dhe fakte per situaten ne Shqiperi. Sipas gazetes "Shekulli" deri me sot kane vdekur 30 te semure ndersa 86 te tjere jetojne te diskriminuar. Rritjen se tarifave te telefonise fikse duke filluar nga dita e sotme gazeta "Shekulli" e komenton ne shkrimin" Kulaçi i pensionit dhe kërbaçi i telefonit." Sipas gazetes rritja e tarifavete telefonit fiks nga Alb-Telekomi eshte bere ne kushtet e mungeses se plote te transparences dhe bie ne kurriz te shtresave sociale me te varfera, pasi telefonin fiks e perdorin kryesisht keto shtresa, ku pensionistet jane me te prekurit, perfshire ketu edhe 100 prej tyre qe perfitojne nga kulaçi qeveritar i rritjes se pensionit..

  • Data 01.12.2003
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3u
  • Data 01.12.2003
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3u