Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 18.12.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Fillimi i negociatave të kryeministrit Fatos Nano me partitë aleatze të spektrit të majtë por edhe me reformatorët e djathtë të Genc Pollos për të rikompozuar qeverinë e për t´i dhënë fund krizës disamujore të mungesës së ministrit të jashtëm dhe atij të brendshëm është sot tema e ditës në shtypin e Tiranës.

Gazeta "Korrieri" shkruan se në kushtet kur rreth dhjetë, dymbëdhjetë deputetë, mbështetes të ish kryeministrit Ilir Meta kanë deklaruar votën e tyre kundër, kryeminsitri i ka ofruar Genc Pollos së reformatorëve dy poste ministrore dhe kater zv. Ministra në këmbim të pesë votave për kalimin në Parlament të qeverise se re. "Nano- Pollo vals për qeverisjen," komenton gazeta "Korieri." Një muaj më parë reformatorët patën këkuar si kusht për bashkëqeverisje me socialistët zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në një kohë të përshtatshme, pasi të jenë korigjuar mangësitë e konstatuara në kodin e ri elektoral, sqaron kjo gazetë duke anuar më tepër në pashikimin e një pëgjigjeje pozitive të Pollos ndaj bashkëqeverisjes me socialistët opozitarë.

Gazeta " Albania" zbardh llogaritë e kryeminsitrit Nano për të kaluar në Parlament qeverinë e tij të rikompozuar." Aleancë me të gjithë" përveç Ilir Metës" komenton gazeta. "Albania" sqaron arithmetikën e numrave kur shkruan se Nano duket se ka kunder vetëm Metën me 12 mbështetësit e tij dhe deputetët opozitarë të Berishës.Kreu i socialdemokratëve, Gjinushi, tani që Nano fitoi në Kongres, duket se eshte terhequr nga aleanca me kundershtaret e tij dhe ka dhënë sinjale se është për bashkëpunim, shkruan "Albania."

Gazeta " Koha jonë" e cilëson një ide të papeshuar mirë atë të rikompozimit të qeverisë dhe shkruan se Fatos Nano, citoj "është kryetar i fortë dhe kryeminsitër i rrëzuar." Kjo gazetë boton një formulë të mundshme të kabinetit të ri qeveritar ku Skender Gjinushi figuron zv.kryeminister dhe minister i mbrojtjes kurse Pandeli Majko, ministër i jashtëm.

Shtypi i sotëm i Tiranes boton lajmin e krijimit të një partie të re, të djathtë. nga ana e ish te përndjekurve politikë e cila do të quhet "Partia e të drejtave të mohuara." Kjo parti do të kërkojë realizimin e menjëhershëm të bazës ligjore për dëmshpërblimin e kësaj shtrese sociale. Prioritet tjetër për këtë parti do të jetë lufta politike pë njohjen e të drejtës pa kushte për pronën si edhe realizimi i te drejtave te mohuara të të gjithë shqiptarëve jashtë shtetit, kudo që ata të ndodhen.

Blerja e Bankes se Kursimeve nga grupi bankar "Austria Raiffeisen" është lajmi kryesor që shtypi i Tiranës boton sot ndër të rejat ekonomiko- financiare. Gazeta "Shekulli" e quan skandal faktin që ndonese austriaket ofruan 126 milionë dollarë, do t´i japin shtetit vetëm 96 milion pasi pjesën tjetër do ta investojnë për hapjen e nje filiali te bankës së Kursimeve në Kosovë. "Shekulli" shkruan se është i dyshimtë skualifikimi i Bankës Hungareze OTP, në momentin e fundit, ndonëse kjo banke i ofronte shtetit 124 milion dollarë të dhëna menjëherë në cash.

  • Data 18.12.2003
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3S
  • Data 18.12.2003
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3S