Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 19.12.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Rezultatet e deritanishme te negociatave të kryeministreit Fatos Nano per te formuar një qeveri socialiste të rikompozuar janë çështja e ditës per gazetat e sotme te Tiranës. Sipas gazetës "Korrieri" kryeministri Nano e ka gati qeverinë e re duke u ofruar partive te majta aleate poste ministrore: PSD Ministrinë e Drejtësisë kurse PBDNJ atë të Shëndetësisë. "Korrieri" i komenton votat e deputeteve te ketyre dy partive, te mjaftueshme qe Nano te siguroje maxhorancen ne Parlament, pavaresisht nga vota kunder e ish kryeministrit Ilir meta dhe mbështetësve të tij. Kjo aritmetikë numrash lë jashte qeverisjes reformatorët opozitarë të Genc Pollos, thekson gazeta. Lidhur me negociatat e reformatoreve per te bashkeqeverisur me socialistet, gazeta "Korieri" boton kryeartikullin, "Pollo në stolin e rezervave" ku kritikon kete force politike qe pavarësisht nga përkatësia e saj opozitare është treguar e gatshme të marrë kolltuqe qeveritare ne një qeveri socialiste. Por Nano i ka përdorur reformatorët si karrem për të peshkuar partitë që kanë qenë aleate natyrale te PS: PSD dhe PBDNJ. Reformatorët kanë mbetur në stolin rezervë gjë që duhet të bëhet një mësim për lojtarët e tjerë të politikës për imazhin e tyre opozitar para elektoratit, vë në dukje gazeta "Korrieri." Gazeta "Albania" paraqet sot në materialin e saj kryesor arsyet që, sipas saj, Skender Gjinushi i PSD mund ta fundosë kryeministrin Nano. Gjinushi, shkruan Albania, mund të bëhet provokatorii zgjedhjeve te parakohshme parlamentare, pasi ai tërhiqet gjithmonë kur u afrohet greminave duke dale nga allishverishet politike pak ose aspak i lagur. Kjo gazetë në kryeartikullin e saj shtron sot pyetjen : "A zgjidhet kriza duke bërë numra?", në të cilin thekson se debati për zgjidhjen e krizëa qeverisëse është përqëndruar në arithmetikën e numrave: i bën apo nuk i bën kryeministri Nano votat e duhura ne Parlament per te miratuar rikompozimin e qeverisë. Gazeta shkruan se edhe në rastin kur do t´i marrë numrin e duhur të votave ka edhe një pengesë tjetër. Presidenti ka deklaruar se nuk do te dekretojë emra ministrash të përfolur për korrupsion, në një kohë kur Nano vështirë se ka lënë figurë në PS pa e akuzuar për korrupsion ose shpërdorim detyre. Me deklaratën e tij Presidenti ka lënë të kuptohet se veç numrave të votave qeverisë i duhet edhe morali, komenton " Albania." Gazeta"Koha Jonë" i etiketon përulje të PSD dhe PBDNJ ndaj Nanos pranimin e ofertave të kryeminsitrit për të marrë pjesë në qeverinë e rikompozuar. Kjo gazetë boton sot edhe opinionin "Fatura e kripur e një fitoreje," ku vë në dukje se edhe rikompozimi i qeverisë nuk do të mund tua "ngrohë xhepin" shumices se shqiptareve, gje qe do te rrise pakenaqesine e tyre, duke sjellë tkurrjen e elektoratit socialist. Miratimi i një mandati të ri për praninë e OSBE- së në Shqipëri është botuar sot në gazetat e Tiranës si lajm dite. OSBE, shkruan "Shekulli," do te vazhdoje të nxisë demokratizimin, shtetin e te drejtes dhe konsolidimin e institucioneve demokratike duke u perqendruar ne reformen legjislative dhe gjyqesore.
  • Data 19.12.2003
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3O
  • Data 19.12.2003
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3O