Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 08.01.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

SHEKULLI boton komentet e Mustafa Mucit, njerit prej kundershtareve te kryeministrit Fatos Nano brenda PS, i cili shprehet per te ardhmen e grupimit te deputeteve qe qendrojne afer ish zevendeskryeministrit Meta. “Muci: Do te krijojme grupi te ri nese na c’rregjistrojne. Deputeti Mustafa Muci, i cili eshte dhe nje nga deputetet qe nuk mori pjese ne seancen e votimit per ministrat e rinj ka deklaruar dje se ky grup deputetesh do te krijoje nje grup te ri parlamentar nese do te c’rregjistrohen nga grupi socialist. Nese do te c’rregjistrohemi nga grupi parlamentar i PS, nese ai do te marre nje vendim te tille, atehere sigurisht qe ne do te shkojme drejt krijimit te nje grupi te ri parlamentar. Ne per aresye objektive kemi bere oponence brenda PS-se, oponence te cilen vazhdojme ta bejme edhe pse qeveria u miratua ne parlament dhe sigurisht qe nuk ka qene qellim ne vetvete dalja ne nje grup te ri parlamentar ose shkeputja nga grupi parlamentar i PS-se”, citohet deputeti Muci nga kjo gazete, e cila jep njekohesisht dhe deklarata nga anetari i kryesise se PS Petro Koci, qe mendon se nuk do te ishte mire qe deputetet, te cilet nuk moren pjese ne seancen e votimeve te ministrave te rinj ne 29 dhjetor te perjashtohen nga grupi parlamentar i PS. “Nuk do te ishte nje veprim i shendeteshem fillimi i vitit te ri politik 2004 me perjashtime”. “Imami: kete vit fjalen e ka PD-ja”. Me kete titull TEMA boton sot nje interviste me deputetin e opozites Arben Imami. “Aleancisti Arben Imami thekson se opozita ka nje vit e gjysem kohe per te ngritur, projektuar dhe vene ne zbatim imazhin e vet te ri qe ka per baze hapjen e PD-se, si nje parti kryesore e opozites nda atyre individeve te shkolluar e menderisht te hapur, pa perjashtuar dhe rikthimin e ish drejtuesve te kesaj partie politike”, shkruhet mes te tjerave ne nje shenim te gazetes, ku citohet ne nje vend te dukshem Imami te jete shprehur; “Duke vleresuar stafin aktual te PD-se per qendrimin, kembenguljen ne keto vite te veshtira opozitare, them se kushtet e te berit opozite kesisoj kane penguar qe peforcime dhe flukse te shoqerise shqiptare te derdhen ne PD”. “Opozita e percare per bashkimin” eshte nje artikull ne gazeten KOHA JONE. “Partite opozitare nuk po arrijne te unifikojne qendrimin per bashkpunim. Edhe dje vazhduan akuzat e reformatoreve ndaj demokrateve. Nderkaq legalistet pohojne se opozita duhet te bashkepunoje me cdo kusht duke lene menjane mosmarreveshjet. i te njejtit mendim eshte shprehur serish dhe kreu i republikaneve Fatmir Mediu, i cili u shpreh per politike opozitare pa akuza ndaj njeri tjetrit”. ALBANIA ne nje vend te dukshem te faqes se politikes citon nenkryetarin e PDR-se, Tritan Shehu, te jete shprehur: “Veshtiresite e ribashkimit te opozites jane te lidhura me lidershipin e larte te PD-se, qe per konjuktura personale qe nga viti 1997 e deri me sot ka qene dhe eshte i interesuar te qendroje ne opozite. Z. Berisha vazhdon te luaje rolin e tij si percares i opozites, duke u bazuar te slogani perca e sundo”. KORRIERI njofton sot se traineri i kombetares se Shqiperise ne futboll, gjermani, Hans Peter Brigel, ka projektuar nje ndeshje miqesore Shqiperi – Gjermani ne vitin e ardhshem. Ai ka patur kontakte me Rudi Feler per kete, shkruan gazeta duke konfirmuar se kombetarja shqiptare do te luaje me Rumanine ne 31 mars, ne Tirane, nderkohe qe neser vendoset takimi miqesor me kombetaren suedeze.
  • Data 08.01.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As39
  • Data 08.01.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As39