Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 15.01.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Lajmi i ditës që hap sot shtypin e Tiranës është fillimi i operacionit kundër trafiqeve, të koduar "Rrjeta e hekurt"në të gjithë bregdetin e Shqipërisë. Operacioni do të sekuestrojë të gjitha pasuritë dhe bizneset e trafikantëve dhe e të dyshuarve të lidhur me rrjetet kriminale. Gazetat shkruajnë se në listë është edhe pronari i pastiçerisë "Venecia" në Tiranë. Gazetat citojnë sot kryeminsitrin Fatos Nano të ketë publikuar hartimin e nje ligji të ri antitrafik dhe antimafia që synon kalimin e barrës së provës nga akuza tek i pandehuri.

Shtypi i sotëm i Tiranës boton edhe lajmin e ndryshimit të Kodit Penal të Shqipërisë duke ashpërsuar dhe pëcaktuar qartë dënimet për trafikantët.Këto ndryshime , shkruajnë sot gazetat, i japin mundësi Prokurorisë të përgjojë bisedat telefonike dhe të filmojë lëvizjet e takimet e të dyshuarve për plotësimin e hetimeve. Ndryshimet parashikojnë gjithashtu që dënimet për trafikantët kalojnë nga 20 vjet në burgim të përjetshëm.

Gazeta"Albania"boton një listë me ato që ajo i quan prona të krimit. Sekuestrime dhe pranga shkruan kjho gazetë në titullin e saj kryesor. Edhe sot kryeartikujt, komentet dhe opinionet e shtypit të Tiranës janë fokuasuar në refleksione për ngjartjen e rëndë të mbrëmjes së 9 janarit në ujrat e detit Jon, ku humbën jetën 21 vetë ndërkohë që mendohet se ka më shumë se 6 të humbur.

Gazeta "Shekulli" boton sot komentin "Kë lëmë të mbytet?" ku ndër të tjera vihet në dukje se "heqja e vizave për shqiptarët duhej të ishte arritur ku e ku para traktateve të miqësisë dhe të bashkëpunimit, shkëmbimit të kulturave, blatimit të dekoratave, hapjes së kufinjve dhe të rrugëve ajrore. Nëse faji kërkohet në qëndrimet e papërgjegjshme të Europës atëhere turpi për këtë katastrofë shqiptare dhe shqiptarësh duhet t´imbetet diplomacisë,që nga qeveria deri tek selitë diplomatike."

Gazeta "Korrieri" boton sot kryeartikullin"Përgjegjësia e të qenit deputet" shkruar nga politikani opozitar Sabri Godo në të cilin kritikon deklarimin e nënkryetares së PD, Jozefina Topalli, se votëbesimi i kërkuar nga opozita ndaj kryeminsitrit Nano, në seanën e sotme parlamentare, nuk do të arrijë dot të ketë sukses, nisur nga arithmetika e votave. Gazeta i bën thirrje deputetëve socialistë të tregojnë pëgjegjësi dhe të votojnë për rrëzimin e kryeminszrit Nano pë t´i dhënë shpresë partisë së tyre dhe gjithë vednit,thekson "Korrieri"në kryeartikullin e sotëm. Gazeta" Koha Jonë" i hap sot materialet e saj me thirrjen që Lëvizja " Mjaft"i ka bërëthirrje kryeminstrit Nano q ë të kërkojë falje publike për mungesën e tij dyditore në Shqipëri pas ngjarjes së rëndë. Kjo gazetë njofton se policia e kryeqytetit ka marrë urdhër të përdorë edhe forcën kundër kësaj lëvizjeje që ka deklaruar se nesër dotë organizojë një miting proteste paqësore para kryeministrisë me pjesëmarrës nga gjithë Shqipëria.
  • Data 15.01.2004
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As30
  • Data 15.01.2004
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As30