Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 17.01.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Gazetat," Korrieri ", " Shekuli " dhe " Albania ", botojnë sot si lajm dite përçarjen e deputetëve socialistë lidhur me votimin e mocionit të mosbesimit për kryeministrin Fatos Nano në mungesë të tij.
Gazetat bëjnë të ditur se grupi mori vendimin, nën presionin e opozitës, të ndëpriste debatin parlamentar për ngjarjen e rëndë të 9 janarit dhe ta rifillojë atë, sot pasdite, pas kthimit të kryeministrit nga Mali i Zi.
Gazeta "Korieri" boton sot kryeartikullin "Tre përgjegjësi për një gomone" ku kritikon mënyrën e debatit parlamentar për ngjarjen e rëndë të 9 janarit, akuzat reciproke pozitë- opozitë, që gazeta i quan " shterpë ."

"Korrieri" në kryeartikullin e vet i ngarkon shtetit tre pëgjegjësi për tragjedinë e 9 janarit. Së pari për mungesën e organizimit dhe të kordinimit të strukturave të tij në një rast të tillë emergjence; së dyti për emërimet skandaloze në polici dhe së treti për mungesën e një strategjie afatgjatë për investime në veri dhe në zonat ku vështirësitë ekonomike i kanë lënë popullsisë vetëm emigracionin si mundësi për të jetuar.

Gazeta "Albania" citon sot, në titullin e saj kryesor, ministrin e rendit, Igli Toska, të ketë kërkuar falje publike dhe ta ketë quajtur tragjedine e fundit, citoj "vepër të policëve të mi." Gazetat botojnë sot edhe fjalën e presidentit të Shqipërisë, Alfred Moisiu, në takimin tradicional të fillimvitit me përfaqësuesit e trupit diplomatik të akredituar në Tiranë. Gazetat e citojnë kreun e shtetit të ketë thënë se burimi kryesor i trafikut vazhdon të jetë gjendja e vështirë ekonomike, dobësia e rendit dhe e drejtësisë. Presidenti Moisiu citohet gjithashtu t´u ketë kërkuar ambasadorëve të BE të bëjnë prezente në qeveritë e tyre domosdoshërinë e liberalizimit të vizave për shtresat në nevojë të shoqërisë shqiptare.

Rezultatet e operacionit, " Rrjeta e hekurt " e bllokimit të pronave të njerëzve që dyshohen për lidhje me trafikantët dhe skafistët jani një temë tjetër e shtypit të sotëm.

Gazetat " Koha jonë " dhe " Shekulli" shkruajnë se janë sekuestruar godina luksoze dhe miliona dollarë investime. "Shekulli" boton një listë prej 17 pronash: restorante, bare, hotele, të sekuestruara, mes të cilave edhe bar " Tirana " pranë TV Publik Shqiptar. Shtypi i sotëm citon Prokurorinë r´i ketë quajtur këto sekuestrime të ligjshme edhe pa vendmin e Gjykatës, pasi ato bazohen në Kushtetutën e Shqipërisë.
Protesta e mbrëmshme qytetare në Tiranë ,e organizuar nga Lëvizja " Mjaft " për të kërkuar dorëheqjen e kryeminsitrit Fatos Nano është një temë tjetër, ku është fokusuar shtypi i sotëm. Gazeta" Koha Jonë" njofton se sot fillojnë protestat edhe ne qytetet të tjera të vendit.

Ndërsa "Shekulli" në një koment për protestën e mbrëmshme në Tiranë vë në dukje se për herë të parë në Shqipërinë postkomuniste shqiptarët nuk dolën në protestë të nxitur nga njëra apo tjetra forcë politike,por si njerëz me ndërgjegje qytetare për t´u dëshmuar të gjithëve se nuk lejojnë më t´i nëpërkëmbin. Lëvizja "Mjaft," shkruan gazeta, nuk kërkon dorëheqjen e kryeministrit si pëgjegjës apo organizator të tragjedisë,pasi këto janë akuza broçkulla të opozitës dhe shefit të saj të ndërkryer. Lëvizja "Mjaft" kërkon dorëheqjen e kryeministrit për faktin që ai u paraqit 48 orë pas tragjedisë dhe nuk ndërpreu pushimet e tij; për faktin se kush dhe pse i nxjerr paratë nga xhepi i tij për qefin e familjes së kryeminstrit; për faktin se ai tallet me maxhorancën, opozitën dhe parlamentin duke u larguar nga seanca e jashtëzakonshme. Është koha, thekson në komentin e saj gazeta "Shekulli" t´i mësojmë se nuk mund të tallet me shqiptarët. Socialistët nuk duhet të tolerojnë më një kryeministër që nuk i jep llogari askujt.
  • Data 17.01.2004
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2v
  • Data 17.01.2004
  • Autor Ani Ruci
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2v