Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 18.01.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Rrëzimi në Parlament, në orët e para të ditës së sotme , pas 9 orësh diskutime, i mocionit të mosbesimit të opozitës ndaj kryeministrit Fatos Nano për ngjarjen e rëndë të 9 Janarit, në ujrat e detit Jon,ku vdiqën nga të ftohtit 21 vetë dhe nuk janë gjetur 7 të tjerë, është sot lajmi kryesor i shtypit të Tiranës. Gazeta " Korieri " e komenton këtë rezultat të seancës së jashtëzakonshme parlamentare që zgjati 3 ditë, si fitoren e dytë të Nanos, pas asaj të 29 Dhjetorit të kaluar, kur ai ia doli mbanë të merrte numrin e duhur të votave për të rikompozuar qeverinë e tij.

Gazeta " Koha Jonë " e komenton ndryshe rezultatin. Kjo gazetë e quan " Tragjedi në Parlamentin komik" Sipas saj seanca e jashtëzakonshme u mbyll në mënyrë të rëndomtë. "Politika dhe një provë tjetër të vijimit të lojës së saj vrastare. Në 80 diskutimet e deputetëve, të shtrira në tri ditë, nuk u hodh dritë mbi të vërtetën reale të tragjedisë: përgjegjësisë për mosndërhyrjen shtetërore pë më tepër se 12 orë për shpëtimin e viktimave në gomone" shkruan kjho gazetë.

Gazeta " Albania "e komenton rrrëzimin e mocionit të mosbesimit ndaj kryeministrit Nano si rimbytje të viktimave të Jonit. "Kacafyten deputetët, sharje dhe tentativë grushtash në parlament" - komenton gazeta " Albania "

Kryeartikujt, komentet dhe opinionet e shtypit të sotëm të Tiranës janë fokusuar ne protestat qytetare që kanë përfshirë kryeqytetin dhe disa qytete të tjera të vendit si reagim ndaj ngjarjes së rëndë.

Gazeta " Korieri " boton sot kryeartikiullin me titull " Mjaft " ku analizon aksionet e fundit të Lëvbizjes qytetare me të njëjtin emër. Duke marrë shkas nga pyetja herë e artikuluar dhe herë jo,se kush fshihet pas kësaj lëvizjeje, gazeta shprehet " më tepër se pëgjigja e kësaj pyetjeje ka ardhur koha që, përveç abstenimit në votime, qytetarët e Shqipërisë t´i thonë " Mjaft " varrosjes brenda vetes të pakënaqësisë së tyre ndaj të zgjedhurve për t´i qeverisur. Pa e vrarë shumë mendjen nëse pas kësaj do të japë dorëheqjen Kryeministri, do të rrëzohen qeveritë apo nëse disa të rinj me xhinse do të shndrrohen në liderë të një partie që i mungon Shqipërisë. Pasi më shumë se një parti e re, Shqipërisë i mungon ndërgjegja e protestës qytetare."

Gazeta " Shekulli " boton sot komentin "Media dhe lëvizjet qytetare përballë politikës " ku pohoet se…" tragjedia e 9 janarit nxorri në shesh më shumë se kurrë edhe forcën e medias dhe të lëvizjes së vërtetë qytetare. Pikërisht, në këtë rast,kur protesta qytetare e inicuar nga Lëvizja " Mjaft " u identifikua me interesate komunitetit politika nxorri kthetrat, pasi opozitë dhe pozitë bashkë duan t´i mbajnë vetë fijet e lojës politike. Qeveria kërcënoi median kurse opozita kanalizoi median dhe protestat në hullit në e vet, pavarësisht se ato janë edhe kundër saj."

Ndër të rejat që boton sot shtypi i Tiranës tërheq vëmendjen lajmi i pezullimit të një ligji, i njohur si ligji 7501 në bazë të të cilit në Shqipëri toka iu kthye jo pronarit të ligjshëm por atij që e kish punuar gjatë regjimit komunist. Gazetat bëjnë të ditur se ky ligj do të pezullohet deri në 15 Shkurt, kur të përfundojë hartimi i hartës së plotë të pronave të lira të shtetit.
  • Data 18.01.2004
  • Autor Ani Ruci/ Tirane
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2t
  • Data 18.01.2004
  • Autor Ani Ruci/ Tirane
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2t