Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 19.01.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

“Prokuroria miraton sekuestrimet” shkruan me germa te medha ne faqen e pare SHEKULLI. “Organi i akuzes se kryeqytetit pritet te shpalle sot zyrtarisht ligjshmerine e sekuestrimeve te kryera nga policia. Bllokohen 60 objekte. Zedhenesi i qeverise: “Rrjeta e hekurt” do te vazhdoje. Pronaret e 60 objekteve te sekuestruara do ti drejtohen sot gjykates per te apeluar urdher - sekuestrimet. …Nje zyrtar i larte i Prokurorise se rrethit te Tiranes ka pohuar dje se jane duke u shqyrtuar te gjitha materialet e dorezuara nga policia ne lidhje me sekuestrimin e lokaleve “Venecia”, “Bar Tirana”, “Buzuk”, “Onda” dhe salla e forces ne Kamez. Nga shqyrtimi i pare qe kane bere perfaqesuesit e akuzes se kryeqytetit ka rezultuar se materialet e dorezuara nga policia jane plotesisht te rregullta dhe se prokuroria do te jape miratimin e saj per sekuestrimet. Sot pritet qe prokuroria te firmose edhe shkresat zyrtare ne lidhje me sekuestrimet. E njejta gje pritet te ndodhe edhe ne rrethet e tjera te Shqiperise ku jane sekuestruar aktivitete qe i perkasin individeve te akuzuar si te implikuar ne aktivitete kriminale”. Ne lidhje me kete teme KOHA JONE ne komentin me titull “Test per “Rrjeten e hekurt” shkruan se: “Levizja e saponisur per sekuestrimin e pronave e pasurive, produkt i korrupsionit dhe aktiviteteve kriminale e te paligjshme eshte me te vertete per t’u pershendetur. Ajo eshte nje hap konkret qe shteti dhe shoqeria shqiptare te fitojne betejen e gjate e te veshtire me antishtetin te perfaqesuar nga bota e krimit dhe e mbeshtetur nga segmente dhe individe te ndryshem ne qeveri dhe institucione te ndryshme shteterore”. Por me pas ne kete koment vihet re se “eksperienca shqiptare, sidomos e viteve te postkomunizmit ka treguar se cdo nisme qe i ka sherbyer shtetit dhe sidomos minimizimit te aktiviteteve te paligjshme ka qene vetem flake kashte. Kjo vetem e vetem sepse segmente ne sferat e larta te pushtetit te lidhura me krimin e organizuar deri dhe ne ate ordiner luajne te gjitha guret per te asfiksuar gjithshka sapo vala e goditjes i afrohet zones rrethuese te tyre”. BALLKAN shkruan per ngritjen e komisionit hetimor per ngjarjen e 9 janarit ne Karaburun, ku kane humbur jeten 21 vete dhe te pakten 7 persona te tjere mendohet se jane zhdukur. “Kuvendi do te nise sot punimet e sesionit te vitit 2004 me diskutimin per ngritjen e komisionit hetimor per tragjedine e 9 janarit. Ne mbledhjen e Byrose qe do te zhvillohet sot paradite kreret e partive do te njihen prej kryeparlamentarit Sevet Pellumbi me dy kerkesat qe kane mberritur ne zyren e tij. Pellumbi ka bere te ditur dy dite me pare se do te jete mbledhja e Byrose qe do te vendose mbi perberjen dhe afatet kohore te veprimit te Komisionit Hetimor”. PANORAMA ne komentin me titull “Mediokrit” analizon qendrimin e deputeteve ne seancen e jashtezakonshme te parlamentit, seance qe u mbyll ne oret e para te dites se diele. “ Pakkush nga njerezit normale ne Shqiperine e jashte parlamentit do te me besonte se gjate tri diteve e tri neteve te punimeve ne sallen e qajtores se ligjeve u konsumuan mbi 25 ore fjalime, 357 epitete fyese dhe denigruese dhe rreth 135 krahasime e metafora, me kafshe, sende dhe fenomene. Te pakte do te ishin te tjeret (flas per njerezit normale, ekstraparlamentare) qe do te me mbeshtesnin kur t’u thoja se ne diskutimin e nje deputeti me profesion veteriner gjendeshin rendom termiologji te fizikes kuantike dhe se ne fjalimin e disa deputeteve te tjere qe si zanat te vetem kane rritjen e misrit, apo mbareshtrimin e lopeve therritej per ndihme, per te na shastisur ne te palexuarve, te paveshurve e te papareve, pra therritej per ndihme letersia e grekeve te lashte, apo nje fraze nga eposi i veriut te Shqiperise”.
  • Data 19.01.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2r
  • Data 19.01.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2r