Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 22.01.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

“Bora veshtireson qarkullimin ne juglindje” shkruan ne faqen e aktualitetit SHEKULLI. “Perkeqesimi i motit gjen te papergatitur drejtuesit e automjeteve. Dje jane rregjistruar disa aksidente, por pa pasoja. Ne zonat malore, ne juglindje te vendit trashesia e debores ka shkuar nga 50-80 cm”. Duke bere nje skede te vecante te veshtiresive qe jane vene re gazeta informom se: “Aksi rrugor Puke -Qafe Mali-Morine per shkak te debores eshte i pakalueshem vecanerisht per mjetet e tonazheve te renda. Akset Mat-Bulqize-Peshkopi, Perrenjas-Qafe Thane-Pogradec-Korce-Kolonje jane te mbuluara me shtresa debore. Rreshjet e shiut kane veshtiresuar levizjen e mjeteve ne aksin nacional Gjirokaster-Kakavije ka qene e veshtire. Per shkak te shirave ka pasur vershime te ujrave ne nje pjese te lagjeve periferike te qytetit te Librazhdit. Rreshqitjet e dherave nga reshjet e shiut kane krijuar probleme dhe ne aksin Elbasan-Qafe Thane”.

Ne gazetat e sotme shkruhet dhe per rastin e zhdukjes nga rada e Portit Detar te Durresit te nje anije me ekuipazh rus, e cila eshte vene ne ndjekje nga autoritetet shqiptare por dhe ato nderkombetare. “Anija mister zhduket nga Durresi” shkruan me germa te medha ne faqen e pare KORRIERI. Sipas gazetes: “Anija Kinsa me flamur korean, ekuipazh rus dhe pronar turk ne te njeten menyre eshte larguar dhe nga portet greke disa dite me pare. Kishte deklaruar se do te sillte xhama. Frika e nje gjobe per problemet teknike, ose nje mall, i dyshimte e trafikut. Alarmi eshte dhene nga Kapitenaria e Portit te Durresit dhe rojat bregdetare te distriktit te pare detar te Bisht Palles qe kane diktuar te paret zhdukjen pa gjurme te anijes”.

ALBANIA ne faqen e politikes i kushton vemendje mbledhjes se mbremshme te kryesise se PS, ku eshte diskutuar dhe per postet e zevendesministrave te rinj ne qeverine. “Nis pazari per zevendesministrat. Selia roze vendosi dje te rihape me aleatet e saj te majte negociatat per emerimin e zevendesministrave. Anetaret e kryesise se PS-se diskutuan deri ne oret e vona te nates per postet qe do t’u ofrohen aleateve te tyre PSD-se, PAD-se, PBDNJ-se, PDS-se dhe PAA-se per zevendesministra. Kreret e PS-se ende nuk e kane bere publike skemen qe do t’u ofrojne aleateve te tyre, megjithese pranojne se PS-ja po rrezikon ne nje fare menyre duke shtyre caktimin e zevendesministrave ne secilen ministri pas riformatimit te qeverise ne 28 dhjetor”.

KOHA JONE ne faqen e politikes jep emrat e mundshem dhe ndarjen mes aleateve te posteve te zevendesministrave. “PSD do kete Pavli Zerin tek ministria e Mbrojtjes, Ingrid Shulin tek Arsimi dhe Petraq Simon tek Pushteti Lokal. PBDNJ do te kete Kostandina Bezhanin ne ministrine e Punes dhe Emigracionit dhe Anastas Duron ne ate te drejtesise. PAD do te kete Edmond Dragotin tek Kultura dhe Arben Demetin tek Turizmi. PDS dhe PAA do te kene perkatesisht Gjergj Rakaj tek Transportet dhe nje emer te pafiksuar tek Ministria e Bujqesise dhe Mjedisit”.

“PD: Nano ne Kuvend, te shpjegoje deshtimin me BE” eshte titulli i madh ne faqen e politikes se te perditshmes TEMA. Ajo i referohet nje kerkese qe ka bere Besnik Mustafaj, nenkryetar i komisionit per politike te jashtme ne Parlament, i cili ka deklaruar: “Ne emer te PD-se do te kerkoj thirrjen ne komisionin e politikes se jashteme te parlamentit kryeministrin Fatos Nano, si pergjegjesi kryesor per deshtimin e negociatave per marreveshjen e Asocim Stabilizmit me BE-ne. Deklarimi i zotit Prodi se ne mbeshtetemi tek fakti dhe me tej analiza e plote e fakteve kur eshte fjala per fakte qe opozita i ka denoncuar dhe vazhdon ti denoncoje, tregon se opozita e ka kryer detyren e saj”.
  • Data 22.01.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2m
  • Data 22.01.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2m