Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 03.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Paralajmerohet perjashtimi i Metes” shkruan me germa te medha ne faqen e aktualitetit SHEKULLI, duke ju referuar mbledhjes se djeshme te KPD-se se PS, ku eshte diskutuar dhe mbi mungesat e disa deputeteve socialiste ne seanca te rendesishme te Parlamentit. “Deputetet qe nuk moren pjese ne tre votimet e fundit per buxhetin e shtetit, ndryshimet ne qeveri dhe mocionin e opozites ndaj kryeministrit do te detyrohet te dergojne ne kryesine e PS-se justifikimin me shkrim per mungesat qe kane bere. “Cdo berr varet nga dora e vet kesaj rradhe dhe jo nga kemba e vet”-ka deklaruar Fatos Nano duke lene ne te nenkuptohet se fati i ketyre deputeteve do te varet nga ajo se si ata do ta arsyetojne mungesen e tyre. Ne mbledhjen e djeshme te KPD-se, megjithese nuk ishte parashikuar ne rendin e dites u kerkua qe te zbatohej statuti i PS-se per kete pjese te deputeteve qe kane shkelur disiplinen e partise”. Gazeta KOHA JONE ne nje vend te dukshem ne faqen e politikes citon ish kryeministrin Ilir Meta: “Me hetoni bashke me Nanon. Jam i hapur dhe madje kerkoj te ngrihet nje komision hetimor parlamentar per te hetuar dy javet qe s’kam qene ne vend. Te verifikohet se ku kam qene dhe se cfare kam bere. Por i njejti hetim te behet dhe per pushimet e kryeministrit gjate kohes kur ndodhi tragjedia e fundit. Nuk besoj se ka me qytetare ne kete vend se do te besojne ndonje perralle se ai ka hequr per here te dhjete temthin”. ALBANIA ne faqen e politikes citon sekretarin e pergjithshem te PS: “Ruci-perjashtim vetem per mospjesmarrje. Pese eshte numri i deputeteve socialiste qe nuk kane justifikuar mungesen ne Kuvend. Statuti eshte taksativ dhe si krijon asnje atuu as kryetarit te partise, as sekretarit te pergjithshem, as komitetit, as grupit. Te futet ne diskutim dhe te arrihet nje vendimarrje per kete ceshtje”. TEMA ne faqen e politikes i le vend me shume paralajmerimeve te opozites per te filluar protestat ndaj qeverise, diten e shtune me 7 shkurt. Gazeta citon kryetarin e PD-se, Sali Berisha, te kete thene dje gjate nje aktivi te kesaj partie te mbajtur ne Tirane: “Te protestojme kunder atij (F. Nanos), i cili ruan vetem urrejtje ndaj shqiptareve dhe Shqiperise. Te protestojme kunder atij, i cili pasurimin e tij dhe te klaneve te tij kane qellim me kryesor te jetes se tyre. Kunder atij qe kerkon me cdo kusht t’i percaje shqiptaret, qe feston mbi kufomat e tij. Te protestojme kunder atij qe vjedh dhe shperdoron me tendera dhe tatime dhjetra e dhjetra milione dollare”.
  • Data 03.02.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2b
  • Data 03.02.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2b