Pasqyra e shtypit të Shqipërisë. | Studimi në Gjermani | DW | 05.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë.

“Pronat, kthim pas dy vjetesh. Dy vjet afat ish pronareve per te dorezuar dokumentet. Deputetet miratuan afatin e kthimit dhe kompesimit te pronave” jane disa nga titujt dhe nentitujt e medhenj me te cilet hapet sot faqja e pare e SHEKULLIT. “Pronaret e ligjshem brenda dy viteve te ardhshem do te kene mundesi te dorezojne te gjitha dokumentet qe vertetojne pronesine per tokat apo trojet qe dikur ua shpronesoi shteti komunist. Kamisioni Parlamentar i Ekonomise vendosi dje te percaktoje si afat limit 2 vjet kohe per njohjen dhe kompesimin e pronave ish pronareve, qe nga koha e hyrjes ne fuqi te ligjit te ri. Afati i percaktuar ne nenin 20 te draftit te hartuar me ndihmen e eksperteve te OSBE-se krijon mundesi qe per 2 vitet e ardhshme te gjithe pronaret te dorezojne prane Komitetit Shteteror per Kthimin dhe Kompesimin e Pronave dokumentet e trasheguara nga zyrat e kadastres apo nga te afermit e tyre”.

“Parlamenti, debat per Camerine”eshte titulli i nje artikulli ne krye te faqes se politikes te gazetes KORRIERI. “Byroja e Kuvendit vendosi perfshirjen ne kalendarin e punimeve te nje projektrezolute per ceshtjen came. Zv kryeministri Dokle: Nuk mund te flitet per nje Shqiperi te Madhe, per nje Serbi te Madhe, per nje Bullgari te Madhe ne keto kohe qe po jetojme”.

TEMA ne faqen e politikes shkruan per marredheniet e acaruara mes PD dhe PDR-se. “Partia Demokratike do te zhvilloje takime me te gjitha partite opozitare per te kerkuar mbeshtetje nga te gjitha forcat opozitare. Nga keto negociata, PD ka deklaruar se eshte perjashtuar PDR-ja”. Gazeta citon kryetarin e PD-se Sali Berisha te jete shprehur: “ Ne jemi te hapur per ato parti te cilat jane opozitare. Partite joopozitare natyrisht qe kane filozofine e tyre joopozitare dhe ne nuk do te negociojme me ta”, duke lene te nenkuptohet hapur se gjate zhvillimit te protestave antiqeveritare nga dita e shtune, PD nuk ka ftuar per bashkepunim Partine Demokrate te Re te Genc Pollos.

“Nano-Meta, dy morale te ndryshme” eshte titulli i nje komenti qe boton sot KOHA JONE, duke ju referuar zhvillimeve me te fundit ne rradhet e lidershipit te PS-se. “Socialistet jane te denuar me krize te pandreqshme te moralit. Kjo duket se eshte bere edhe me shperthyese ditet e fundit, ndersa ne gjirin e partise qe qeverise vendin eshte rikthyer dueli Nano-Meta. Ish kryeministri po shfaqet protagionist i nje denoncimi te pandalur ndaj kryeministrit aktual Fatos Nano. Nje mori akuzash te d.p.d-a te siluruara prej tij ne adrese te zotit Nano perbejne nje penalizim te rende politik. Ndonese kreu socialist po perpiqet ti kaloje keto nepermjet indiferences se njohur te tij, ato po e shtojne gjurmen e pershtypjes dhe pse jo, po sjellin dhe reagimet shumeplaneshe”

“Nano po degradon Partine Socialiste” eshte titulli i nje interviste qe boton ALBANIA me deputetin socialist Sabit Brokaj, qe njihet si nje nga kundershtaret e kryeministrit Fatos Nano. Ne nje vend te dukshem ne faqen e politikes gazeta citon Brokajn te kete thene: “Une e kam bere kritiken lidhur me kete fryme dhe kulture politike qe eshte futur kohet e fundit ne PS, gje qe ka hapur shtegun per nje degradim te demokracise se brendshme ne parti. Ne kishim besim se njerezit e ndershem brenda PS-se nuk do ta lejonin nje gje te tille, por mesa duket elementi negativ ka arritur te beje per vete kedo qe mendon ndryshe nga ata”.
  • Data 05.02.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2V
  • Data 05.02.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2V