Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 19.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

18.03.2004

“Kosova e pergjakur” eshte nje opinion qe botohet sot ne te perditshmen SHEKULLI. “Protestat kane qene shprehje e zemerimit kunder keqqeverisjes ne Kosove, bllokimit te procesit te privatizimit pas intervenimit nga Beogradi, bllokadave te rrugeve kryesore nga ana e pakices serbe para portave te Prishtines dhe ndarjes skandaloze te Mitrovices, po aq sa kunder paperspektives se pergjithshme, papunesise se madhe, zhgenjimit. Mjafton te shikohet vetem rritja drastike e numrit te vetvrasjeve ne Kosove sidomos nder te rinjte. Edhe 5 vjet pas perfundimit te luftes ende nuk eshte sqaruar fati i rreth 3 mije shqiptareve, derisa kufomat e zhgroposura nga varrezat masive ne Serbi, qeveria e Beogradit vazhdon ti mbaje si trofe lufte… Mbi te gjitha dje eshte protestuar kunder tolerimit te strukturave paralele serbe ne Kosove”.

“Vdekjet qe vijne duke pritur standartet” titullohet editoriali qe boton ne faqen e pare gazeta TEMA, ku mes te tjerave shkruhet: “Kosova po mbahet peng per t’u bere shtet i pavarur nen moton “standartet para statusit”. Ne fakt masakra e djeshme ndodhi me shume per mungese te statusit te Kosoves, se sa te standarteve te saj. Gjedja pezull e Kosoves dhe mungesa e nje perspektive te afert per statusin e saj mbajne ende gjalle urrejtjen ne xhepa te tilla te helmatisura, si ajo qe shpertheu dje. Serbet ne Mitrovice, por dhe xhepa te tjere te Kosoves po ushqehen me idene se ata mund ta mbajne peng gjate Kosoven deri sa formula “standartet para statusit” te kthehet ne parrullen “ndarje para statusit”.

KOHA JONE nen titullin “Dhuna nuk eshte rruge per zgjidhjen e problemeve” boton nje interviste me Jeamie Shea, drejtor per informimin ne NATO, i cili mes te tjerave thote: “Puna jone, por dhe e lidershipit politik kosovar, te te dyja paleve eshte qe te bejme te mundur qe ajo (dhuna) te mos perhapet duke nderhyre tani, si politikisht ashtu edhe ushtarakisht per te shperndare turmat, per te hequr bllokimet e rrugeve dhe per te siguruar qe njerezit te qendrojne te qete ne shtepite e tyre. Ne do te bejme ç’eshte e mundur, por sigurisht njerezit e Kosoves duhet te duan te njeten gje si ne dhe ajo eshte nje Kosove paqesore dhe me mireqenie”.

“Bush fton Nanon ne SHBA” eshte titulli I madh qe hap sot faqen e pare te gazetes KORRIERI. “Presidenti amerikan fton kryeministrin e Shqiperise ne Shtepine e Bardhe. Me 29 mars, se bashku me kreret e qeverive te Maqedonise e Kroacise diskutohet ne Uashington anetaresimi i tre vendeve ne NATO, brenda vitit 2007”. Gazeta jep detaje nga axhenda e vizites se kryeministrit ne SHBA pas 10 diteve, ku do te kete dhe “takime me komunitetin shqiptar, organizmat financiare nderkombetare dhe perfaqesues te kompanive amerikane”.

  • Data 19.03.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1i
  • Data 19.03.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1i