Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 12.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

default

Nje nga temat kryesore qe trajton sot SHEKULLI eshte fushata e deklarimeve kunderthenese qe po bejne ditet e fundit disa ish drejtues te larte te policise dhe zyrtareve te Ministrise se Rendit. “Ndreu: Padi per shpifje ndaj ministrise se Rendit. Kryekomisari i akuzuar per skandalin e pasaportave te Gjirokastres do te padise ministrine. Ai (Pjerin Ndreu) ka kontaktuar me nje avokat dhe eshte duke pergatitur padine civile per shpifje dhe cenim te figures se policit. Padia pritet qe te depozitohet ne Gjykaten e rrethit Tirane diten e marte, menjehere pasi gjykata te filloje pune pas pushimeve te Pashkeve. Ndreu rideklaron edhe nje here se eshte i pafajshem dhe se do te largohet njehere pergjithmone nga policia shqiptare nese ministria arrin qe te vertetoje se ai eshte i implikuar ne skandalin e 350 pasaportave te leshuara nga policia e Gjirokastres ne vitet 1999 dhe 2000”.

“Pronat nderhyn KE-ja” shkruan KOHA JONE. “Kuvendi do te shqyrtoje kerkesat e Komitetit te Venecias dhe te Brukselit. Komisioni Europian dhe Komiteti i Venecias kane paraqitur rezerva ne lidhje me draftin e pronave, i cili ndodhet tashme ne Kuvend. Ato do te diskutohen gjate mbledhjes se neserme te komisionit parlamentar te ligjeve. Behet fjale per kerkesen e hartimit te nje plani financiar per kompesimet dhe nje plani tjeter mbi kerkesat e ish pronareve. Pas ketij debati, deputetet do te vendosin per formen perfundimtare te projektligjit te pronave, i cili shume shpejt do kaloje ne seance plenare per miratim”

“Opozita, jashte te gjithe “pushtetaret”. PD dhe aleatet kerkojne largimin e elementeve qe dyshohen per bashkepunim me Qeverine. Fejzollari, Kollcaku, Balla e Rroqi, te shmangurit e pare”, shkruan ne nje vend te dukshem ne faqen e politikes PANORAMA. “Pjesmarrja e disa deputeteve, apo elementeve kryesore te partive opozitare ne disa privatizime abuzive te njerezve prane pushtetit aktual, kane bere qe zyra e PD-se te heshte, ose te anashkaloje denoncimin e tyre. PD ka parlajmeruar se do shmange edhe nga te vetet, nese do te rezultoje se jane lidhur ne biznes me ndonje qeveritar. “Aleateve u eshte kerkuar nje perzgjedhje me e kujdesshme per kandidaturat, nese do te kete nje liste te perbashket”,jane shprehur zyrtaret e PD.

“Gjinushi, Nanos: “Te ndalet percarja brenda se majtes” eshte titulli i nje artikulli ne faqen e politikes se te perditshmes BALLKAN. “Kryetari i PSD-se i kerkon kryeministrit Fatos Nano te nderprese perplasejet mes te majtes dhe brenda PS-se per shkak te afrimit te zgjedhjeve te reja parlamentare. Ish kryeparlamentari ka bere te ditur dje se PSD-ja do te nise nje levizje per bashkimin e se majtes, me qellim qe te mos kete efekte negative per garen e ardhshme elektorale te vitit 2005. “Konfliktet apo mosmarreveshjet qe kishim brenda kampit te majte kane sjelle fenomenin e Dushkut ne zgjedhjet e fundit parlamentare, si dhe kane sjelle humbjen e disa prej bashkive kryesore te vendit ne zgjedhjet lokale te vitit 2003”, citohet mes te tjerave Skender Gjinushi.

  • Data 12.04.2004
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1E
  • Data 12.04.2004
  • Autor Arben Muka/ Tiranë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1E