Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 13.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Nje nga temat kryesore qe trajtohet nga gazetat e sotme ne Shqiperi eshte rifilllimi i debatit mes partive politike per ndryshimet e nevojshme ne kodin elektoral.

Gazeta SHEKULLI ne faqen e aktualitetit ne artikullin me titull “PS:Gati per ndryshimet ne Kod, por presim OSBE-ne” mes te tjerave shkruan: “Sekretari i pergjithshem i PS, Gramoz Ruci u shpreh dje se PS-ja eshte e gatshme te kryeje ndryshimet perkatese ne infrastrukturen zgjedhore, por tha ai, pritet ende skaneri teknik i nderkombetareve, si dhe sygjerimet e eksperteve shqiptare mbi kodin zgjedhor”.

Nderkohe TEMA ne artikullin me titull “PD: Balancimi i KQZ-se, kusht per marreveshje”, i referohet disa komenteve qe ka bere se fundi sekretari per ceshtjet ligjore juridike ne PD, Ilir Rusmali. “Mungesa e balancimit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve eshte nje borxh qe socialistet kane qe ne zgjedhjet e kaluara. Eshte vendosur qe ne ate kohe qe KQZ duhet te balancohet. Nuk mund te fillohet asnje process, ose rishikim i Kodit Zgjedhor nese nuk realizohet balancimi i KQZ-se, u shpreh Rusmali.

“Mosbesim dhe frike nga zgjedhjet” eshte nje artikull qe botohet ne faqen e politikes se te perditshmes ALBANIA. “Historia e zgjedhjeve ne keto 13 vjet pluralizem politik ka krijuar dyshimin e thelle se politikanet shqiptare nuk jane ne gjendje te bejne zgjedhje te lira dhe te ndershme, sic shprehen rendom politikanet, ose zgjedhje te standarteve demokratike, zgjedhje qe shprehin realisht vullnetin politik te qytetareve shqiptare”.

“Karamanlis fton Nanon per vizite ne Athine”, shkruan ne nje vend te dukshem ne faqen e politikes KORRIERI. “Kryeministri grek Kostas Karamanlis dhe homologu i tij shqiptar, Fatos Nano, do te takohen ne ditet e para te muajit maj ne Athine. Shefi i qeverise helene ka ftuar zyrtarisht per nje takim kryeministrin Nano, qe do te jete dhe biseda e pare mes tyre prej zgjedhjes se Karamanlis ne krye te ekzekutivit grek, nje muaj me pare. Sipas burimeve diplomatike nga Athina, takimi Karamanlis – Nano do te zhvillohet me 4 ose 5 maj, ne zyren e kryeministrit grek. Ne kete bisede, lideri i te djathtes greke dhe ai i te majtes shqiptare pritet qe te diskutojne per bashkepunimin mes dy vendeve, vecanerisht ne fushen ekonomike”.

“Bankat hetojne pasurite e zyrtareve. Fillon verifikimi i llogarive bankare sipas deklarimeve te kryera”, shkruan KOHA JONE ne faqen e politikes. “Sistemi bankar verifikon shifrat e dhena nga zyrtaret e larte per llogarite bankare. Nag ana tjeter, Inspektoriati i Larte i Deklarimit te Pasurive ka pritur gjate ketyre diteve dorezimin e formulareve nga zyrtaret e rretheve. Pritet qe procesi te perfundoje i plote pas dy ditesh. Ne fund te tij, do te vendoset edhe per ndeshkimet e zyrtareve te larte”.

  • Data 13.04.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1B
  • Data 13.04.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1B