Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 14.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Teme qendrore e gazetave te Tiranes eshte diskutimi i Grupit te te Urteve per mundesine e ndryshimit te sistemit zgjedhor, ndryshimin ne Kodin Elektoral dhe permiresimin e listave te votuesve

Ne faqen e aktualitetit e perditshmja SHEKULLI, boton artikullin me titull “Te urtet”: Formula e KQZ –se se balancuar. Grupi i te Urteve i mbledhur ne Presidence diskutoi per mundesine e ndryshimit te sistemit
zgjedhor, ndryshimin ne Kodin Elektoral dhe permiresimin e listave te votuesve, duke u perqendruar tek dy tre propozime per formulen me te pershtatshme per balancimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ne
mbledhjen e zhvilluar me presidentin Alfred Moisiu, ekspertet kane propozuar disa variante per balancimin e KQZ-se ku me kryesori sipas burimeve nga takimi ka qene ai qe tre anetare te zgjidhen ne baze te
propozimeve te opozites, tre nga ata te mazhorances dhe anetari i shtate nga Presidenti i Republikes Alfred Moisiu”.

“Hetim parlamentar tenderave te KESH” shkruan ne krye te faqes se politikes KORRIERI. “Korporata Elektroenergjitike Shqiptare do ti nenshtrohet hetimit parlamentar, si rrjedhoje e kerkeses se paraqitur nga
nje grup deputetesh te Partise Demokratike. Ky vendim u mor ne mbledhjen e byrose parlamentare. Kreu i grupit te PD-se, Bamir Topi, ka kerkuar ngritjen e ketij institucioni te perkohshem hetimor paralamentar,
i cili do te hetoje mbi aktivitetin e KESH-it dhe blerjet e bera nga Korporata. Shefi i deputeteve demokrate ka theksuar se ky hetim parlamentar kerkohet nga opozita ne menyre qe nepermjet tij te behet
transparente veprimtaria e KESH-it”.

“Raporti i BE, 3 maj mocion-debati me Nanon” eshte nje artikull ne faqen e politikes ne TEMA. “Byroja parlamentare vendosi qe me date 3 maj te zhvillohet mocioni per debat me kryeministrin Fatos Nano per ceshtjet e integrimit. Ky vendim erdhi pas kerkeses se disa deputeteve te opozites per te patur nje debat. Madje ata kane kerkuar qe ky debat te zhvillohet me
shpejt se data e caktuar nag ana e Byrose. Ata thane se data e vendosur e zbeh vemendjen ndaj raportit dhe kritikave te nderkombetareve”. Po kjo gazete shkruan sot se ne fillim te majit kryeministri Fatos Nano do
te jete ne Greqi, jo si i ftuar nga kryeministri grek Karamanlis, por si pjesmarres ne nje forum qe zhvillon ne Athine revista perstigjoze angleze “The Economist”

“Nuk i shes bindjet per karrigen e deputetit” nen kete titull botohet nje interviste ne KOHA JONE me deputetin e PS Sparatak Braho, i cili mes te tjerave thote: Une ne asnje rast nuk i nderroj bindjet e mia me vendin e deputetit. Nuk jam absolutisht dakort me nje perifrazim qe beri nje kolegu im para disa ditesh, i cili tha se “mes Berishes dhe Nanos do te zgjidhja
Nanon dhe karrigen e deputetit”. Nese behet fjale per te zgjedhur vendin e deputetit, mes Berishes dhe Nanos dhe vendit te deputetit une do te zgjidhja bindjet e mia te palekundura”.


  • Data 14.04.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As18
  • Data 14.04.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As18