Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 16.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Teme qendrore ne gazetat e sotme te Shqiperise eshte vizita e djeshme e nje zyrtari te larte te FBI-se amerikane ne Tirane

“FBI ne Tirane per arrestime”. Prokurori i Pergjithshem takoi dje zv.drejtorin e luftes kunder krimit te organizuar. FBI tani zyre edhe ne Tirane. Oficeret amerikane ne hetimin e ceshtjeve kunder krimit te organizuar”- me keto tituj te medhenj hapet sot faqja e pare e te perditshmes SHEKULLI. “Byroja Federale Amerikane, e njohur si FBI, shume shpejt pritet te ngreje nje zyre ne Shqiperi, ku do te veproje ne saje te nje bashkepunimi te ngushte me Prokurorine e Pergjithshme. Oficere te FBI-se do te kene nje zyre prane organit qendror te akuzes dhe do te marrin pjese drejtperdrejt ne ceshtje qe kane te bejne me krimin e organizuar. Kjo eshte pohuar dje gjate nje takimi te zhvilluar mes Prokurorit te Pergjithshem, Theodhori Sollaku dhe zv.drejtorit te zyres se luftes kunder krimit te organizuar te FBI-se, zotin W.K. Williams”.

“BE: Fier, klinike trafiku organesh” me kete titull hapet faqja e pare te gazetes KORRIERI. “Komisioneri i BE-se, Kris Patten kerkon nga qeveria shqiptare qe te ndricohet rasti i nje klinike te dyshuar te trafikut te organeve ne Fier. Ndersa autoritet rajonale kane mohuar ne menyre kategorike dhe te perseritur ekzistencen e nje klinike te tille ne qytetin e Fierit. Sipas komisionerit te BE-se “dyshohet se kjo klinike eshte marre me transplatim organesh te femijeve”. Ne kete pike zoti Patten thote se “dhenia fund e kesaj praktike kriminale ben pjese ne kuadrin e bisedimeve per marreveshjen e stabilizim asocimit”.

“Llogje kavaje ne zyren Presidenciale” eshte titulli i editorialit te sotem ne TEMA, ku mes te tjerave shkruhet: “Iniciativa me e fundit e Presidentit te Republikes ka te beje me krijimin e nje grupi qe njehere per njehere i kane gjetur vetem titullin, e kane quajtur thjesht Grupi i te Urteve. E ardhur ne nje moment te veshtire, si per politiken aktuale te vendit edhe per vete gjendjen familjare traumatike, te cilen sapo e kaloi, ajo ngjan me nje zgjedhje prej zori, me nje ide te sforcuar dhe teper shterpe edhe pa filluar end te funksionoje. Ndoshta as vete Moisiu qe he per he ka vetem emrin gati, nuk e di se c’do te beje me tutje, si do te funksionoje, cilat jane rezultatet e pritshme dhe ku do te arrije nese ajo funksionon normalisht”.

Ne lidhje me kete teme e prditshmja tjeter KOHA JONE ne faqen e politikes i kushton vemendje disa komenteve qe ka bere nenkryetari i PD- Bamir Topi, nen titullin: “Topi: presidenti po kalon kompetencat. Opozita hedh poshte propozimet e “te urteve”per raportin e KQZ-se. Zgjidhja e ketij problemi nuk mund te dale jashte kompetencave kushtetuese te Presidentit. Formula e propozuar prej tij eshte nje formule metafizike dhe teresisht e parealizueshme, u shpreh dje nenkryetari demokrat Bamir Topi, duke bere te njohur edhe nje here qendrimin e opozites se zgjidhja dhe permiresimet e reformes zgjedhore duhet te behen vetem brenda politikes”.

  • Data 16.04.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As13
  • Data 16.04.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As13