Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 25.05.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Ne faqet e gazetave kryesore qe u botuan sot ne Shqiperi bie ne sy nje reagim i Federates Nderkombetare te Gazetareve drejtuar kryeministrit Fatos Nano, ne lidhje me ceshtjen gjyqesore ndaj botuesit Nikolle Lesi.

KOHA JONE e boton tekstin e deklarates nen titullin “Ndalni dhunen ndaj shtypit” ku mes te tjerave shkruhet: “Federata Nderkombetare e Gazetareve, organizata me e gjere e gazetareve qe perfshin brenda saj mbi 500 mije gazetare nga e gjithe bota eshte njohur me disa veprime te perseritura te zyres suaj kundrejt botuesit te gazetave Koha Jone dhe Tema. Duke ju referuar ketyre informacioneve edhe ne kete rast ju jeni duke e demtuar z. Nikolle Lesi, botues i gazetes Koha Jone, duke kerkuar edhe heqjen e imunitetit, te cilin ai e gezon si deputet i parlamentit shqiptar… Federata Nderkombetare e Gazetareve ju rikujton te ndaloni rastin e Nikolle Lesit dhe gazetes Koha Jone dhe te gjitha veprimet qe ndeshkojne gazetarine kritike prej qeverise”.

Nderkohe ne editorialin e saj ne lidhje me kete ceshtje, TEMA mes te tjerave shkruan: “Dje para Kryeministrise gazetare te bindjeve te ndryshme dhe mediave te ndryshme bene nje proteste me synimin qe Nano te mos ua mbylle gojen atyre, por ti lere te lire qe te shkruajne dhe te flasin. Qe ne fillim them se Fatosi i nxit vete qe te hapin gojen, i nxit qe te belbezojne dhe me pas, por me pas ama, ua mbyll gryken gjyqtareve dhe rezulton mesa duket qe, ai merr rroge me shume nga vendimet e gjyqeve qe i fiton pa filluar, se sa nga puna e perditshme qe ben. Qofte dhe si kryeminister. Qofte! Nano deri me sot askujt si ka thene qe te mos flase. Dhe kur ishte ne burg, nxiste per te folur nje pjese te atyre gazetareve qe sot rezultojne te denuar pse.. shkruajne tani.”

KORRIERI boton ne faqen e politikes nje artikull per debatet qe jane zhvilluar dje ne seancen plenare te parlamentit, mbi ceshtjen e denimit nga gjykatat e Tiranes e botuesit Nikolle Lesi me nje gjobe prej 2 milion lekesh. Ajo citon vete deputetin Lesi te kete thene: “Sot jam me Berishen sepse ai ka te drejte”, ndersa (Lesi) iu drejtua socialisteve se kryeministri Nano po i con ata drejt nje qorrsokaku per ti hedhur me pas ne fund te humneres. “Edhe per Berishen une do te jem njeriu me i rrezikshem ne qofte se ai do te vije ne pushtet…”

SHEKULLI ne faqen e kronikes shkruan dhe per valen e kthimeve te emigranteve shqiptare pa dokumente nga ana e autoriteteve greke. “Operacioni i policise greke per riatdhesimin e emigrannteve te paligjshem nga Shqiperia i filluar dy jave me pare ka shenuar ne fundjave shifren me te larte. Gjate dites se shtune dhe te diel jane kthyer 170 emigrante shqiptare, ndersa dje kjo shifer arriti ne 97 vete. Sipas burimeve policore shqiptare gati te gjithe te riatdhesuarit me force kane qene pa dokumente qendrimi ne shtetin fqinj… Vete emigrantet kane deklaruar se nuk ishin keqtrajtuar, porse ishin porositur se ne rast se do te riktheheshin do te kishin probleme me ushtrine dhe policine greke”.


  • Data 25.05.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0L
  • Data 25.05.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As0L