Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 27.06.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

default

Gazeta" Korieri" dhe " Koha Jone" vijojne edhe sot t'i hapin materialet e tyre me kerkesen e Presidentit te Forumit te Krans Montanes ne Zvicër, Karteron, qe kryeministri Nano t´i paguaje ketij Forumi 90 mije dollare per faturen e pashlyer te shpenzimeve, te bera nga ai dhe delegacioni shqiptar 6 vjet me pare.

Gazeta "Korieri" boton nje interviste me Karteron , ku ai citohet te kete thene se pret qe kryeministri Nano t´i paguaje Forumit borxhin dhe se per shkak te kohes se gjate qe ka kaluar qe nga 1998 ai u detyrua se fundmi te vere ne dijeni vete presidentin e Shqiperise, Alfred Moisiu.

Gazeta" Koha Jone" nga ana e saj citon ish ministrine jashtem te asaj kohe, Paskal Milo, te kete thene se ka qene ne dijeni per kete borxh dhe se i takonte kryeministrise te shlyente faturat e shpenzimeve te pjesemarrjes se Nanos dhe te delegacionit shqiptar ne Forumin e Krans Montanes. Kjo gazete boton sot edhe artikullin me titull " Çfarë mbahet mend nga Nano ne Krans Montana?". Gazeta risjell ne kujtesen e lexuesit se gjate pjesemarrjes ne kete Forum , ne vitin 1998, kryeministri Nano pat thene , citoj.. "Kryeqyteti i Kosoves do te jete Beogradi". Per ironi te tij, komenton gazeta "Koha Jone", dy vjet me pas ne Krans Montana u ftua Rugova dhe Shtajneri si perfaqesues te Kosoves se lire nga Beogradi.

Gazeta "Albania" i kushton sot vemendje , ne faqen e saj te pare, nje projektligji lidhur me hapjen e dosjeve te ish-spiuneve. Kjo gazete shkruan se qellimi i nje projektligji te tille eshte kontrolli i figures se personit zyrtar te zgjedhur ose te emeruar ne organe te rendesishme te shtetit ne raport me ato te Sigurimit të shtetit ne kohen e diktatures komuniste. Publikimi i dosjeve i mbron ish-spiunet, aresyeton gazeta Albania" edhe nga keqperdorimi tyre prej padroveve te vet.

Gazeta" Shekulli" citon sot Antonio Maria Kosten, kreun e Agjencise se Kombeve te Bashkuara per drogen dhe krimin e organizuar, te kete permendur edhe Shqiperine si nje vend qe furnizon Ballkanin dhe Italine me droge.

  • Data 27.06.2004
  • Autor Ani Ruci /Tiranë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arzm
  • Data 27.06.2004
  • Autor Ani Ruci /Tiranë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arzm