Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 02.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Arritja e një marrveshjeje mes PS dhe PD, dy forcave politike kryesore te Tiranes, per permiresimin e kodit zgjedhor, sipas rekomandimeve te OSBE/ ODHIR-it eshte lajmi i dites ne shtypin e Shqiperise.

Te perditshmet e Tiranes shkruajne se marrveshja perbehet nga 9 pika dhe ajo nis me renien dakort per te ngritur nje komision parlamentar AD HOC qe do te kete një mandat dymujor dhevazhdon me rikompozimin e KQZ dhe permiresimine listave te zgjedhesve.
Reagimet e partive te vogla qe bashkeqeverisin me socialistet dhe atyre opozitare ndaj marrveshjes PS- PD per zgjedhjet ka gjetur sot pasqyrim te gjere ne shtyp.

Gazeta" Koha Jone" shkruan se mbreme, ne Parlament, 5 parti te vogla te majta braktisen sallen dhe nuk votuan ligjin per statusin e ish te perndjekurve politike, ne shenje hakmarrjeje per marrveshjen zgjedhore qe i perjashton ato nga te qenit faktor vendimmarres. Kjo gazete shkruan se per partite e vogla marrveshja ne fjale nuk eshte asgje tjeter veç nje pazari per t´i nxjerre ato nga skena politike. Dy partite e medha, sqaron gazeta, kerkojne te ngrejne pragun elektoral nga 2,5 % qe ka qene deri me tani, ne 4% duke gjetur keshtu njemenyre per te mobniopolizuar skenen politike.

Gazeta" Korrieri" thekson se perfaqesuerit e partive te vogla, ne bashkeqeverisje apo ne opozite me socialistet, mund te refuzojne te marrin pjese ne komisionin AD HOC per permiresimin e Kodir Elektoral.

Gazeta "Albania"boton sot nje interviste me Neritan Ceken, kryetari i liberaldemokrateve ose Partise Aleanca Demokratike lidhur me marrveshjen e arritur dje. Ceka citohet te kete thene se Kodi elektoral nuk eshte ekskluzivitet i partive te medha dhe se çdo ndryshim i pragut elektoral bie ne kundershtim me Kushtetuten ku percaktohet qe çdo parti do te perfaqesohet ne Parlament ne menyre propocionale me numrin e votave qe ka fituar ne elektorat. "Pragu elektoral eshte i panegociueshem- shprehet Nneritan Ceka sot ne gazeten "Albania", pasi perndryshe do te duhej te negociohej gjithe Kushtetuta."

Veç aktualitetit politik ne shtypin e sotem te Tiranes terheqin vemendjen faqet "Speciale" te botuara ne gazeten "Koha Jone"nen titullin " Si kane bashkejetuar shqiptaret dhe serbet ne Beogradin e dikurshem, si qender e studimeve albanologjike. Ne menyre kronologjike gazeta perpiqet te gjurmoje historine e bashkejeteses qe ne kohen e Jugosllavise se Titos per te mbritur ne ditet tona. Gazeta boton nje statistike te numrit te shqiptareve ne Beograd qe nga viti 1880 kur ky numer ishte vetem 59 e deri ne vitin 2002 kur ai arriti ne 1492.

  • Data 02.07.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arze
  • Data 02.07.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arze