Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 13.07.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Nje nga temat kryesore qe trajtohet nga gazetat e sotme eshte vendimi I partive te vogla parlamentare per te bojkotuar komisionin PS –PD per reformen zgjedhore.

Gazeta KORRIERI ne faqen e aktualitetit shkruan mes te tjerave: “Partite e vogla parlamentare kane deklaruar zyrtarisht mospjesmarrjen e tyre ne komisionin parlamentar per permiresimet ne Kodin Elektoral. Te mbledhur ne nje tryeze, ato e kane cilesuar komisionin, i ngritur ne baze te nje marreveshje mes Partise Socialiste dhe asaj Demokratike, si nje institucion antikushtetues dhe qe nuk garanton barazi ndermjet forcave politike parlamentare. Kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, ka cilesuar ngritjen e komisionit si nje konflikt mes procedures demokratike dhe jodemokratike, kushtetuese dhe jokushtetuese. "E gjithe procedura eshte antikushtetuese dhe nuk garanton barazine e votes se deputeteve e si rrjedhoje nuk garanton as barazine e votes se qytetareve", ka deklaruar Gjinushi. Nga ana e tij, kreu i republikaneve, Fatmir Mediu, ka propozuar qe deri ne momentin e shprehjes se Gjykates Kushtetuese, mbi legjitimitetin e komisionit parlamentar, asnje nga partite e vogla parlamentare te mos jete pjese e ketij komisioni”.

Nderkohe SHEKULLI jep disa qendrime te PS pas vendimit te te “vegjelve” ku shprehet vendosmeria per te vazhduar punen dhe pa aleatet. “ Partia Socialiste do të vazhdojë punën në komisionin parlamentar për përmirësimet zgjedhore edhe pa pjesëmarrjen e aleatëve të saj. Njëri nga anëtarët e këtij komisioni Elmaz Sherifi u shpreh dje, se nëse aleatët nuk do të marrin pjesë, atëherë PS-ja do t’i zëvendësojë vendet me deputetë të saj. Ai u shpreh se vendimi i Parlamentit për funksionimin e këtij komisioni do të zbatohet dhe në rast se është e domosdoshme që pjesa e anëtarëve që mbetet të zëvendësohet me deputetë të PS-së. “Ne presim dhe shpresojmë që ata ta marrin vendimin për të ardhur në komisionin”, -tha Sherifi, menjëherë pas tryezës së partive politike të ashtuquajtura të vogla. Por i pyetur se çfarë do të bëjë PS-ja pasi këto parti kanë vendosur të mos marrin pjesë në komision, Sherifi tha se, “atëherë, ne do të vazhdojmë të jemi në komision, kur të ketë një vendim të Gjykatës Kushtetuese për ta anuluar, do të thotë që gjërat do të venë në pozicionin e mëparshëm”.

Per problemin e pozicionimit te partive te vogla parlamentare ne KOHA JONE citohet dhe shefi I OSBE-se ne Shqiperi, amb. Osmo Lipponen. “Vetem pak dite nga skadimi i mandatit te tij ne Shqiperi, ambasadori i OSBE-se, Osmo Liponen, eshte shprehur skeptik persa i perket rolit te politikes ne permbushjen e proceseve demokratizuese te vendit. Gjate nje interviste dhene per TV ALSAT, kreu aktual i Prezences me keqardhje pohoi se politikanet shqiptare kane mbetur ende ne stadin e papjekurise. Pervec konstatimeve te arritura gjate punes se tij dyvjecare si kryetar i nje pre organizatave me prestigjoze ne Tiranen zyrtare, Liponen e plotesoi kete perfundim dhe nga debati i hapur kohet e fundit rreth reformes zgjedhore. Ne kete menyre, ai ka dhene dhe nje kunderpergjigje per kreret e partive te vogla parlamentare, te cilat e kane anatemuar si shkaktar te shkaterrimit te njepasnjeshem te proceseve zgjedhore. Por sipas diplomatit te huaj kjo ka ndodhur per shkak te pozicionit qe kane aktualisht "te vegjlit" ne komisionin parlamentar te miratuar ne Kuvend me 1 korrik.”

  • Data 13.07.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArzR
  • Data 13.07.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArzR