Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 01.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Shtypi i Shqipërisë vlereson sot si lajm dite zbulimin e pranise ne Muzeun Historik te Tiranes te armes qe vrau diktatorin fashist Benito Musolinin.

Gazetat i referohet nje letre te zbuluar ne Arkivat e Shtetit shkruar ne vitin 1957 nga komandanti partizan italian, qe vrau Duçen, Valter Audisio." Si deshmi e admirimit te thelle per popullin heroik shqiptarpo dergoj si dhurate armen me te cilen ne 28 Prill 1945 u pushkatua krimineli i luftes Benito Musolini" citojne sot gazetat komunistin italian Valter Audisio.

Nje tjeter lajm dite qe zotern faqet e para ter shtypit te Tiranes eshte ai per shpalljen mbreme, ne Shtütgard kampion te Europes te boksierit Luan Ktasniqi dhe njekohesisht ne Norvegji te peshengritesit Taulant Çerepi. "Dy shqiptare kampione Europe" shkruan sot gazeta "Shekulli" ne titullin e saj kryesor.

Nder editorialet e botuar sot ne shtypin e Tiranes ndalemi tek i gazetes " Korrieri" me titull: " PNUD, shaka, neglizhence apo klientelizem politik?"

Gazeta kritikon nje deklarate te koheve te fundit te bere nga kjo ky program i Kombeve te Bashkuara sipas te ciles Shqiperia brenda nje viti eshte ngjitur 30 vende me lart ne renditjen boterore sipas Indeksit te Zhvillimit Njerezor, arritje kjo qe nuk e ka patur asnje vend tjeter. Sipas gazetes kjo nuk ipergjigjet realitetit dhe nuk mund te jete nje shaka , pasi PNUD-i vleresohet si nje organizate mjaft serioze.

"Korriri" ngre pyetjen nese kjo deklarate e PNUD – it mund te jete pasoje e klientelizmit politik, gje qe eshte nje çeshtje delikate po te kihet parasysh statusi i asnjanesise se Kombeve te Bashkuara. Gazeta fton perfaqesuesin e PNUD – it ne Shqiperi te sqaroje me nje pergjigje publike çeshtjen. Pasi kjo , komenton gazeta, do te sqaronte edhe problemin nese Shqiperia ka nevoje ende per programe zhvillime apo per investime. Pergjigja do te sqaronte edhe popullaten e Shqiperise per te ditur se cili eshte niveli i saj ekonomik: te ndihet e varfer apo e pasur? Te ndihet pjese e Europes apo e Ballkanit Perendimor? perfundon aresyetimin e vet gazeta" Korrieri".

Gazeta" Shekulli" boton sot opinionin" Kakomeja nje precedent i rende" ku jepern disa mendime per vendimin e diteve te fundit te Keshillit Kombetar per Rregullimin e Territorit ( KKRT) qe ne Kakome, ne bregdetin jonian te Nivices nje firme franceze te ndertoje nje fshat turistik." Marrja arbitrare e prones se qytetareve, vihet ne dukje ne kete opinion, ne nje kohe qe institucionet e larta te shtetit jane perfshire n eprocesin e kthimit dhe te kompensimit te plote te pronave pronaeve perben kulmin e demagogjise dhe korrupsionit njekohesisht."

  • Data 01.08.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArzA
  • Data 01.08.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArzA