Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 05.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

“Pronat, BE: Jemi të zhgënjyer” është titulli i madh ne faqen e pare te gazetës SHEKULLI, që i referohet nje letre qe komisioreri Patten I ka drejtuar në 19 korrik kryeministrit Fatos Nano. Duke cituar letrën gazeta shkruan komentet e zyrtarit të lartë europian: “Mbi një çështje tjetër, jam informuar së fundmi nga partnerë ndërkombëtarë që faza finale e adoptimit nga Parlamenti të “Ligjit mbi Kthimin dhe Kompensimin e Pronave” ishte veçanërisht kontroverse; që amendimet në minutat e fundit, në veçanti mbi përbërjen dhe kompetencat e Komitetit të Shtetit për Kthimin dhe Kompensimin, dëmtuan seriozisht transparencën e këtij procesi dhe balancën politike delikate të arritur mbas mundimeve disamujore. Kjo ëshë shumë zhgënjyese. Komuniteti ndërkombëtar priste një kuadër ligjor korrekt, të mbështetur nga një konsensus të gjerë politik. Rrjedhimisht do t’ju ftoja të përfitonit nga fakti që ky ligj është kthyer nga presidenti Moisiu për të rivlerësuar këtë çështje të rëndësishme”.

PANORAMA shkruan: “Komunitetet fetare drejt Kushtetueses. Komunitetet fetare do ti drejtohen gjykates Kushtetutese. Sipas burimeve nga te kater komunitet fetare, behet e ditur se shume shpejt mund te rimblidhet nje tryeze e perbashket per te pergatitur qendrimin mbi ligjin e sapo miratura te pronave”. Gazeta citon nënkryetarin e komunitetit musliman Bledar Myftari të këtë thenë: “eshte absurde te mendosh se komuniteteve mund t’u kompesohet nje xhami ose nje kishe ne bregdet apo ne zone turistike.

Ne faqen e politikës KORRIERI analizon Levizjen per Zhvillim Kombetar, të iniciuar disa muaj me parë nga pretendenti i Fronit Mbreteror, Leka Zogu. “Levizja per Zhvillim Kombetar (LZHK), e nismuar muaj me pare nga metonjesi per fronin mbreteror Leka i I, duket se tashme eshte nen peshen e komponenteve te nje krize ende te padukshme. Fill pas shpalljes publike te Levizjes, nga vete Leka Zogu, linden edhe pikepyetjet e para, jo vetem nga analistet, partite politike, por edhe nga vete legalistet dhe simpatizantet e monarkise. Leka Zogu deklaroi se do ta kryesonte vete kete Levizje. Gazetareve ne konferencen per shtyp u tregoi kapaket e nje materiali voluminoz, te cilin e quajti "program te Levizjes", te cilin premtoi t'ua bente te ditur shume shpejt te gjithe shqiptareve. Por qe nga ajo dite ka kaluar mjaft kohe dhe te interesuarit nuk kane mundur te mesojne asgje rreth kesaj platforme. Madje, ka zera qe thone se ajo nuk ekziston, jo vetem e shkruar ne leter, por as ne kokat e atyre qe metojne te shpallen lidere te Levizjes.

TEMA në faqen e politikës nën titullin “Nano do e katandise PS-ne ne 250 mijë vota” boton një intervistë me deputetin Dritan Prifti, mbeshtetes i ish kryeministrit Meta. “Nuk mendoj se Nano dëshiron ta mbajë PS-ne bashkë. Ai do koperturen e PS qofte dhe ne opozite. Atij i duhet PS pa asnjë konkurent por e mbushur me kukulla dhe të korruptuar, të cilët ai ka talent për ti perdorur.

  • Data 05.08.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arz5
  • Data 05.08.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arz5