Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 27.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Gazeta" Korrieri" boton sot te dhena nga raporti i Europolit per vitin 2003 lidhur me grupe kriminale te identifikuara gjate kesaj periudhe kohore. "Korrieri" citon sot pjese nga ky raport sipas te cilave grupet kriminale te shqiptareve jane perfshire ne trafikun nderkombetar te droges, te armeve, te qenieve njerezore dhe ne pastrim parash, qe perftohen nga keto trafiqe. Raporti i Europolit, thekson gazeta, pohon se policia europiane duhet te gjeje menyra dhe rruge per te luftuar krimin e organizuar dhe trafiqet ilegale ne front ose siç shprehen zyrtaret e tij " ne menyre horizontale."

Gazetat botojne sot edhe hollesi rreth nje ngjarjeje jo te zakonshme. Ato njoftojne se ne fshatin Bërzhitë, ne afersi te Tiranes, dje u zbuluan nga nje fshatar dy bomba avioni te pademtuara. Ekspertet ende nuk kane arritur ne ndonje perfundim nese ato jane qe nga Lufta e Dyte Boterore apo qe nga hapja e depove te armatimeve ne trazirat e vitit 1997. Per te shmangur mundesine e ndonje shperthimi te tyre gjate çaktivizimit, popullsia e Berzhites dhe e fshatrave perreth u evakua dje per disa ore. Duke dhene disa hollesi gazetat shkruajne sot se bombat ishin rreth 2 metro te gjata dhe peshonin 20 kg.

Korrupsioni ne administraten shteterore, i konstatuar vazhdimisht nga opozita, perben sot nje teme te zgjedhur per faqen e pare te gazetes "Koha jone" Kjo gazete boton sot nje lajm dite lidhur me hartimin e nje dosjeje per zyrtare te larte te imlikuar ne ate qe opozita e quan" skandal" per marrveshje konçesionare te Uzinen se telave prej bakri ne Shkoder me nje firme turke,te ciles i eshte dhene e drejta ekskluzive per te prodhuar tela dhe kabllo bakri per tregun vendas, gje qe i jep asak monopolin e kesaj industrie ne Shqiperi. Nderkohe qe asaj i eshte dhene e drejta edhe e perdorimit te ambienteve te Uzines per 30 vjet. Marrveshja koncesionare me firmen turke ka eliminuar firmen shqiptare e cila fitoi disa here radhazi ne paraqitjen e ofertave. Sipas gazetes firma turke fitoi pas nje votimi te fshehte te kerkuar nga ministri i ekonomise Angjeli.

Gazeta "Shekulli" boton sot si material kryesor fillimin e hetimeve nga Prokuroria e Beratit per hedhjen e nje sasie helmi dhe klori ne lumin Osum. Gazeta shkruan se qe prej 48 oresh nebrigje te tij dalin peshq dhe shpende te ngordhurqe mednohet tejene ushqyer me peshq. Duke e cilesua rnje katastrofe te vertete ekologjike gazeta tregon pistat e hetimit: helmim i paqellimshem nga peshkataret dhe helmim i qellimshem nga autore ende te paidentifikuar per te shkaktuar ndotjen e shtratit te lumit.

  • Data 27.08.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aryi
  • Data 27.08.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aryi