Pasqyra e shtypit të Shqipërisë | Studimi në Gjermani | DW | 13.09.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Shqipërisë

Një nga temat kryesore të gazetave në Shqipëri është ndryshimet e mundshme në qeveri të cilat priten të bëhen brenda muajit dhjetor

Qeveria, ndryshimet ne dhjetor? shkruan gazeta SHEKULLI, duke iu referuar levizjeve brenda mazhorances. ?Pasi ka trazuar keq ujerat ne kupolen roze, kryeministri Fatos Nano eshte nisur dje ne Pekin per te vazhduar pas pese diteve me nje ndalese 1 javore ne SHBA. Pak dite pas mberritjes ne Tirane, ne mbledhjen e Komitetit te Pergjithshem Drejtues ne 2 tetor, do te vihen ne jete dhe skemat e pergatitura nga ai dhe bashkepunetoret, per ndryshimet apo riperteritjen e kryesise. Emrat qe priten te japin doreheqjen jane ato qe ka permendur Erion Brace ne nje te perditshme. Lista nis me ministrin Spartak Poci, anetaret e kryesise Luan Rama, Arta Dade, Maqo Lakrori e mbaron me te pasuksesshmin Elmaz Sherifi. Nese doreheqjet nuk funksionojne dhe ndonje anetar nuk i bindet mbledhjes, burime zyrtare prane kryeministrit thone se atehere KPD-ja e kontrolluar nga Nano, do te kerkoje votbesim ne bllok te kryesise?.

Ne lidhje me kete teme DITA hamendeson se ne qeverine e ardhshme do te marrin pjese dhe Skender Gjinushi, PSD, Neritan Ceka, PAD dhe Paskal Milo, PDS per ?te siguruar mbijetesen e Koalicionit per Integrim deri ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjinushi, Ceka e Milo qe mendohet te jene tre emrat e rendesishem ne kabinetin e ri, te kryesuar nga Nano, nuk kane mohuar mundesine e perfshirjes ne Qeveri, megjithese kane deklaruar se nuk ka ende asnje marreveshje konkrete me PS, qofte per numrin e posteve, qofte per personat qe do te zene keto poste?.

PANORAMA ne rubriken e politike i kushton vemendje levizjeve ne rradhet e opozites, tani ne prag te zgjedhjeve te pergjithshme ne artikullin me titull: "Do te kooptojme perfaqesues te shoqerise civile", ku mes te tjerave shkruhet:Demokratet nisin perfshirjen e shoqerise civile ne strukturat e tyre partiake, ne pritje per te te realizuar kete edhe me kandidimet e ardhshme per zgjedhjet parlamentare. Keshtu, ne konferencat e degeve qe jane zhvilluar deri me tani, perfshirja e njerezve publike me reputacion ne mjedisn ku jetojne dhe punojne, ka qene e pranishme, si nje strategji e cila rrjedh prej zgjedhjeve te kaluara.

Reforma pengon zgjedhjet e reja eshte nje artikull qe boton sot KOHA JONE, me referime nga komente qe ka bere gjate dites se djeshme deputeti i PD-se Bardhyl Londo. Mungesa e infrastruktures zgjedhore pengon zgjedhjet e parakohshme, citohet te kete thene Londo. Sipas tij, kjo qeveri po mbahet ne kembe artificialisht sepse duhej te ikte prej kohesh. Dalja e Ilir Metes tani pa dyshim qe e rrezikon me shume Nanon dhe eshte teper e veshtire te mendosh qe kjo qeveri mund ta mbylle qeverisjen deri ne afatin e caktuar.

  • Data 13.09.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AryX
  • Data 13.09.2004
  • Autor Arben Muka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AryX