Pasqyra e shtypit të së mërkurës | Studimi në Gjermani | DW | 03.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të së mërkurës

Festimi i ribashkimit të Gjermanisë, planet atomike të Koresë së Veriut dhe pasardhësi i Kofi Ananit

Me rastin e 16 vjetorit të ribashkimit të Gjermanisë, që u festua dje në Schleswig-Holstein, kancelarja Angela Merkel u bëri thirrje gjermanëve në lindje dhe perëndim për guxim dhe ide për të ardhmen."

"Ostsee-Zeitung" :

"Kancelarja nga Lindja u përpoq të japë guxim permes një fjalimi emocional. Me sa duket Angela Merkel që zakonisht reagon në mënyrë shumë racionale e ka kuptuar se bashkimi i vertetë është më shumë se transferime financiare, më shumë se projekte reformash, të cilat për qytetarët mbeten të panjohura. Vendi ka nevojë për një hallkë lidhëse, për një qëllim të përbashkët, që ta bëjë të durueshme barrën dhe vështirësitë. Kjo mund të ishte ndjenja e përbashkët kombëtare gjermane."

"Handeslblatt" që del në Düsseldorf shkruan:

"Përvjetorët kanë efektin fatal, se japin shkak për përgjithësime pa kuptim, me moton: Ku ndodhet Gjermania Lindore 16 vjet pas ribashkimit? Pyetja është e pakuptimtë për faktin se Lindja ekziston tashmë vetem nga perspektiva e oratorëve të festiviteteve. Në realitet ajo është shpërbërë, si në mentalitet ashtu edhe në zhvillimin ekonomik apo përsa u perket shanseve të jetes. Një gjashtëmbëdhjetëvjeçar nga Dresdeni përsa u perket pikëpamjeve politike, shijes muzikore dhe synimeve në jetë nuk është më i ndryshëm se një moshatar nga Cotbusi, se sa një moshatar nga Saarbrückeni në perendim. Ndërsa rrethet si Dresdeni dhe Oberhaveli lulëzojnë, Potsdami mbetet prapa."


"Stuttgarter Nachrichten" shkruan për Angela Merkelin:

"Gjermania e ka ndryshuar atë, por edhe Gjermania vetë ka ndryshuar. Dhe që ka shumë arsye për të ndjerë krenari për ndryshimet në shoqëri, ekonomi dhe politik që prej ditëve të ribashkimit. Qytetarëve u prezantohet një koalicion i madh, i cili është ngrirë. Ecja përpara e politikës për shumë vetë është më e pamundur se kurrë më parë. Sidoqofte Merkel duket se është e vetëdijshme, se sa e pakëndshme është situata. Shtrohet pyetja kur do të marrë fuqi për të sjellë më shumë lëvizje në politikën e brendshme."

Planet e Korese se Veriut për të kryer prova atomike kanë shkaktuar reagime në mbarë botën:

"Abendzeitung" e Mynihut:

"Shpallja e provës atomike është më shumë se kërcënim, ajo është eskalim i situatës. Dhe është përpjekja e dëshpëruar e një regjimi për t´u marrë seriozisht. Meqënëse edhe kinezët po distancohen, Kim Jong-Il mbetet vetëm. I vënë me shpatulla pas muri, ai kërcënon tani me armën atomike. Një rrugë tjetër për të dalë nga izolimi ai nuk sheh dhe është e veshtirë të bisedosh me një njeri të tillë. Por është më e arsyeshme, se sa të shpresosh për shpërbërjen pa pasoja të regjimit dhe të rrezikosh kështu luftën atomike në Azinë Lindore."

"Sächsische Zeitung" nga Dresdeni mendon:

"N.q.se Korea e Veriut e ka me te vërtetë aftësinë për të ndezur zjarrin atomik, kjo nuk do të thotë më shumë por më pak siguri për rajonin. Me një provë nukleare, Kim Jong Il do të guxonte të bënte një lojë të madhe. Sepse ai kështu rrezikon, që të humbasë aleatin më të rëndësishëm. Deri tani mbështetja politike dhe ekonomike nga Pekini ka garantuar mbijetesën e Koresë së Veriut. Armë atomike në duart e pushtetarit të pabesë në Pjëngjang kjo është një perspektive, të cilën nuk mund ta tolerojë Kina."


Për pasardhësin e mundshëm të sekretarit të përgjithshëm Kofi Annan, që sipas shumë gjasave mund të jetë ministri i jashte i Koresë së Jugut, Ban-Ki Moon, shkruan gazeta "Weser-Kurier" nga Bremeni:

"Ai do të reformojë kryesinë e ngathët te Organizatës Botërore, që për këtë arsye ia prish asaj edhe imazhin, do të riparojë marrëdhënien e dëmtuar me SHBA-të, do të çojë përpara ndihmën për zhvillim si bazën e paqes dhe të lirisë. Do t´i pengojë gjenocidet që në zanafillë. Eshtë një axhendë mbinjerëzore që dëshmon edhe se në cilat sfera ka dështuar paraardhësi i tij i pafat, Kofi Annan. Kur Ban me 1 janar të marrë kolltukun e Annanit do t´i hipë një kuçedre. Por kush do t´i hipte kuçedrës më parë se sa një njeri, i cili prej vitesh perfaqëson një vend, që është shkaterruar dhe ndarë në luftë, por në rradhë të parë me ndihmën e OKB-së mbijetoi dhe u shërua?

"Heilbronner Stimme" shkruan:

"Pasi OKB-ja në luftën e dytë në Irak u injorua politikisht, ajo tani nuk mund t´i lejojë vetes dobësi të vetat si ineficencë dhe mungesë menaxhimi. OKB-ja mund të duket thuajse e pafuqishme, por nuk ka asnjë institucion tjeter, që së paku përpiqet, të përfaqësojë interesat e njerëzimit. Prandaj Banit i duhet uruar shumë sukses."

  • Data 03.10.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arnd
  • Data 03.10.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arnd