Pasqyra e shtypit të së hënës | Studimi në Gjermani | DW | 28.08.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të së hënës

Angazhimi i Bundesverit në misionin e OKB-së në Liban dhe propozimi i ministrit të komunikacionit për vendosjen e të papunëve si patrulla të paarmatosura në qarkullimin publik

Anije e marines gjermane

Anije e marines gjermane

Operacioni i parë i ushtarëve gjermanë në Lindjen e Mesme po merr forma konkrete: Më shumë se 1200 ushtarë të Bundesverit janë në gatishmëri për misionin e OKB-së në Liban.

"Ostsee-Zeitung" shkruan:

"Gjermania do të marrë përsipër përgjegjësinë dhe do të tregojë prezencë. Edhe që të mos tregojë dobësi para BE-së. Por sforcimi i disa politikanëve në temën e ndjeshme operacionet jashtë shteti duket pak i dobishëm, për të ripërcaktuar rolin e Gjermanisë në bashkësinë nderkombëtare. Kushtetuta vendos se kur, ku dhe si do të nderhyjë Bundesveri: për mbrojtje. Këtij fakti i duhet kushtuar tani vëmendje e re, para se të ketë vështirësi. Kufiri sa është një gjendje të mbajë ushtria është arritur në shumë sfera, sidomos në pajimet ushtarake. Edhe kjo duhet marrë parasysh për pjesëmarrjen në një trupë ndërkombëtare paqeje."


"Fränkischer Tag" që del në Bamberg është kritike ndaj pjesëmarrjes gjermane në misionin ushtarak në Liban:

"Pohimi i ministrit Jung bën të qartë, se para çfarë komplikimesh ndodhen ushtarët tanë. Edhe 61 vjet pas diktaturës naziste Gjermania nuk është në gjendje, të qëndrojë neutrale në një konflikt, në të cilin janë përfshirë pasardhësit e viktimave të holokaustit. Operacioni ushtarak është dhe mbetet një vendim i gabuar, që dëshmon për një dritëshkurtësi të qeveritarëve tanë."


Gazeta "Berliner Zeitung" shkruan lidhur me operacionin ne Liban:

"Ministri i mbrojtjes Jung, që foli për kufizimin e operacionit në një vit, e morri fjalën tani sërish për t´u tërhequr. Do të jetë fjala për një operacion ushtarak të marinës për ndalimin e furnizimeve me armë të hisbollahëve. Kush do të pengojë patjetër veprimet luftarake kundër Izraelit si pale në konflikt, por që mbështet dhunën e armëve kunder palës tjetër, bëhet pjesë e konfliktit. Për rol ndërmjetësues të Gjermanisë në zgjidhjen paqësore afatgjatë, siç predikohet të dielave nuk bëhet dot më fjalë. Në këtë çështje për fat të keq ka një pergjigje qartë."


Ministri gjerman i komunikacionit Wolfgang Tiefensee (PSD) ka propozuar që ata që marrin ndihmë sociale Hartz IV të vendosen si patrulla të paarmatosura në qarkullimin publik. Kjo ide e ministrit u prit me kritikë dhe ironi.

Märkische Allgemeine" shkruan:

"Që kur ka kaluar nga bashkia e Leipcigut në kabinetin qeveritar Wolfgang Tiefensee nuk ka rënë si të thuash në sy. Ndoshta do të dalë në pah me propozimin e tij për të vënë ata që marrin ndihmë sociale Harc IV si patrulla të paarmatosura për "përmirësimin e sigurisë". Me mirë të mos e kishte bërë. Pikërisht në fushën e ndjeshme të sigurisë kërkohen njerëz të përgatitur mirë, të motivuar. Të papunët e dënuar të shoqërojnë trenin përbëjnë më shumë rrezik. Propozimi i Tiefensees nuk është përgjigja e duhur ndaj atentateve të dështuara, por e përshtatshme për të strapacuar nervat e tendosura të gjermaneve pas propozimeve të verës të politikanëve për heqjen e pushimeve, apo blerjen e makinave."

"Eßlinger Zeitung" me ironi:

Terroristi i fshehtë do të heqë menjeherë dorë nga vënia e bombës, kur të ketë para syve këtë kërcënim. Gjithsesi e presin miliona të papunë, që janë çdo kohë prezent si zbulues. Identiteti i tyre i vërtetë si mbrojtës të kamufluar të një popullsie te pambrojtur nuk do t´i binte kurrë në sy as islamistit më të betuar. Polici normal nuk ka shans. Atë e tradhëton edhe kur është civil e fryra e pistoletës e njohur nga çdo film kriminalistik. Si s´i ka shkuar mendja më parë dikujt në këto idete e ministrit Tiefensee."


"Handelsblatt" lidhur me sigurinë në Gjermani:

"Në një atmosferë frike nuk pyetet shumë për kuptimin e masave. Një shembull është forcimi i kontrollit me videokamera. E qartë se kjo mund të ndihmojë për hetime dhe t´u japë qyttareve një ndjenjë më të sigurtë në stacionet e trenave. Por nuk mbron nga atentatet, apo atentatet vetëvrasëse. Edhe SHBA kanë parë se vetëm grumbullimi i të dhënave nuk sjell automatikisht më shumë siguri. Më rëndësi kanë analiza si dhe shkëmbimi i informacioneve me shërbime të tjera sekrete. Me gjithë mirëkuptimin për dëshirën për më shumë siguri ekzistojnë rezerva, sidomos në kohët e koalicionit të madh. Sepse të dy partitë e medha që më përpara kanë demonstruar tendencën, që për zgjidhjen e problemeve të thërrasin shumë shpejt shtetin e fortë."

  • Data 28.08.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AroF
  • Data 28.08.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AroF