Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 27.02.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj/Prishtinë

Tema e "statusit para standardeve" sot sërish është rikthyer në faqën ballore të "Kohës Ditore". Kësaj radhe përmes deklaratës së zëvendëskryetares së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Ritha Suessmuth e cila në takimin dimëror të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që u zhvillua më 20 dhe 21 shkurt në Vjenë ka kundërshtuar politikën e UNMIK-ut duke theksuar se:" Rruga e duhur është " statusi para standardeve". Ajo citohet të ketë thënë në takimin e Vjenës se:" Unë e kuptoj qasjen e zotit Steiner, i cili po përqendrohet shumë në Rezolutën 1244, dhe ne të gjithë jemi për respektimin e rezolutave, edhe rreth Irakut, por nuk jam nga ata që nuk i shohin realitetet". Suessmuth, siç shkruan "Koha Ditore" në korrespondencënn nga Vjena :"Tërthorazi tha se kosovarëve duhet tu njihet e drejta për vetëvendosje". Rita Suessmuth gjithashtu është e mendimit se:" Për shkak se statusi i pazgjidhur i Kosovës po shërben si burim tensionesh, kjo çështje duhet të vijë para standardeve".

"Koha Ditore" në rubrikën politikë i referohet intervistës së kryeministrit serb Zoran Gjingjiq dhënë gazetës britanike "Times" sipas të cilës :" Pa një kompromis të ndërmjetësuar nga Perëndimi, Gjingjiq tha se Beogradi nuk do të zmbrapset nga ndarja e Kosovës - me shumicën serbe në veri, që territorialisht lidhet me Serbinë, do të formohet një minishtet i ndarë i ngjashëm me Republikën Serbe në Bosnjë". Gazeta citon kryeministrin serb të ketë deklaruar se:" Propozimi im është që tju jepen serbëve të Kosovës të drejtat kushtetuese dhe mjete institucionale për të mbrojtur interesat e tyre". Si hap i parë, sipas Gjingjit :" Do të ishte e mjaftueshme që serbët të njihen si kroatët në federatën boshnjake".

Çështjen së projekteve serbe në veri të Kosovës, "Koha Ditore" e komenton edhe në editrorialin e numrit duke konstatuar se:" Në kohën kur në Kosovë ka aq shumë fokusim të energjisë politike dhe të vëmendjes së opinionit me rastin e fundit të të dërguarëve shqiptarë në Hagë, zoti Ivanoviq me bashkëmendimtarët e tij ka nisur një iniciativë provokuese në veri të Kosovës: përpjekjen për bashkimin e tri komunave serbe në veriun kosovar në kuadër të " decentralizimit".

Me temën e pretendimeve serbe ndaj Kosovës kalojmë në editorialin e gazetës "Bota Sot" në të cilin kërkohet që ndërkombëtarët të marrin masa kundër siç nënvizohet: "sjelljeve flagrante të Serbisë". Autori kërkon që :" Ndërkombëtarët e Kosovës gjithsesi duhet të mos jenë indiferentë ndaj këtyre zhvillimeve agresive të Serbisë kundër Luginës së Preshevës dhe kundër Kosovës. Situatat që po krijon Serbia janë të mjaftueshme që ndërkombëtarët të kërkojnë autorizime nga qendrat e tyre për të rimarrë përsëri nën kontroll hapsirën pesë kilometër vijë ajrore përtej kufijve shtetëror të Kosovës". Kjo sepse, siç konkludon autori i editorialit:" Indiferenca e ndërkombëtarëve të Kosovës ndaj zhvillimeve histerike antishqiptare, sidomos antiKosovës në Serbi, nuk do ti shërbente misionit të tyre, prandaj sa më shpejt të merren masa ndaj sjelljeve flagrante dhe arbitrare të Serbisë, aq më mirë do të jetë për suksesin e misionit ndërkombëtar në Kosovë".

Gazetat e këtushme vazhdojnë të kenë në qendër të vëmendjes rastin e katër të akuazuarëve shqiptarë nga Tribunali i Hagës. "Koha Ditore" në faqën ballore pasi pyet se : " A e ka akuzuar Tribunali i Hagës personin e gabuar", në vijim skruan se :" Agim Murtezi zyrtarisht deklaroi se " është person i gabuar në aktakuzë". "Koha Ditore" mëson se :" Zyrtairisht është deklaruar se Agim Murtezi është personi i gabuar në aktakuzën e Hagës".

Kurse "Bota Sot" në vështrimin me titull:" Haga, shpaluese e diktatit serb" analizon se:" Fatmir Limaj, pas ngjarjeve të fundit, mund të shërbejë më tepër për këndjelljen e parisë së Kosovës, që të mos merret më vetëm me vetveten dhe me meritat a jomeritat fisnore e klanore të periudhave të deritashme, por që të këndellet dhe të shoh se çlojëra të rrezikshme po i përgatiten të ardhmes së Kosovës nga politikat e qëllimshme kundërshqiptare". Gazeta e sipërcituar boton intervistën me shefin e Zyrës kanadeze në Kosovës, Shaun Barber i cili citohet të ketë thënë se:" Për zgjidhjen e statusit final të Kosovës do të merret parasysh vullneti i popullatës shumicë në Kosovë".

  • Data 27.02.2003
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As4l
  • Data 27.02.2003
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As4l