Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 27.02.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj

"Koha Ditore" numrin e qel me njoftimin se dje në veri të Mitrovicës u konstitua etniteti serb në Kosovë dhe 300 delagatë serbë kanë miratuar "Deklaratën për integrimin territorial dhe sovranitetin e shtetit Serbi - Mali i Zi". Gazetakomenton se :" Deklaratat si ajo për Kosovën shtet i pavarur dhe sovran ashtu edhe kundër - Deklarata për sovranitet të Serbisë në Kosovë janë fake. Se a do të shfrytëzohen vetëm si blof në formë kërcnimi i njërës palë ndaj tjetërs dhe anasjelltas, apo do të jetësohen këto deklarata, kjo mbetet të shihet. Megjithatë, më shumë ka të ngjarë që të manifestohet si lojë nervash edhe në të ardhmen për shqiptarët, serbët dhe UNMIK-un derisa të mos kenë filluar dhe të jenë mbyllur zyrtarisht negociatat për statusin final".

Gazeta nuk e lë pa rikujtuar se "Kuvendi i Kosovës dje lëre që nuk e ka hapur çështjen nëse do të diskutojë deklaratën e pavarësisë për Kosovën, por as nuk ka miratuar kërkesën që të diskutohet rreth UÇK-së dhe rehabilitimit të saj si ushtri që ka luftuiar për çlirim dhe se është vlerë gjithëpopullore".

"Zëri" duke iu referuar vendimit të djeshëm të serbëve të Kosovës që të shpallin Kosovën pjesë të Unionit Serbi - Mali i Zi fillimisht thekson se:"Një nga citatet e shumta kërcnuese që janë gjetur në deklaratën për "sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën", të hartuar dje nga liderët serbë në Mitrovicë thotë: Secili që tenton të cenojë integritetin terriotorial të shtetit legjitim do ta mbrojmë me të gjithamjetet në dispozicion". Gazeta e sipërcituar pasi pyet se çfarë po ndodhë në Mitrovicë më tej konstaton se: " Këtu, jo vetëm që UNMIK-u po dështon në synimet për të bashkuar një qytet por, për më tepër, veriu i Mitrovicës është shndërruar në qendrë të politikës së ndarjes së Kosovës dhe të politikës së konfrontimit. Nuk po shihet që UNMIK-u ka ndërmend ta luftojë vendosmërisht, deri në fund këtë strukturë paralele. Sidoqoftë, po shihet që ekstremizmi është bërë politikë mbizotëruse e politikanëve serbë të Kosovës. Ekstremizmi i ndihmuar dhe i mblshtetur nga regjimi serb, nga Qeveria serbe".

Sjellja e këtillë e politikanëve serbë në veri dhe para se gjithash politika zjarrëvënëse e regjimit serb, gjithnjë sipas "Zërit" kanë merituar adresim shumë më të vendosur, më të fuqishëm, të UE-së, por edhe të OKB-së. Prandaj, sipas artikullshkuresit:" Nuk bënë më punë përsëritja e qëndrimit se në Kosovë vlen Rezolua 1244 e KS të OKB-së dhe Korniza Kushtetuese". E prditëshmja "Kosova Sot" në titullin e madh hapës shkruan se:" Pas krijimit të Kuvendit të komunave serbe, Steiner në Mitrovicës deklaron se komunat serbe po vetëizolohen".

"Bota Sot" nderkaq njofton se aktit të paligjshëm të serbëve të Kosovës Steiner i përgjigjet me ndërrimin e administratorit të Mitrovicës. Gazeta citon Steinerin i cili duke komentuar spalljen e aktit provokues të ekstremistëve serbë në Mitrovicë ka thënë se:" ky është një institucion që nuk është paraparë as me Rezolutën 1244, as me Kornizën Kushtetuese". Duke iu rikthyer temës së pavarësisë "Bota Sot" tërheq vërejtjen se :" Në vizion aktual të politikës botërore, në segmente të caktuara të bashkësisë ndërkombëtare manifestohen gjithnjë e më shumë haptas prirja kryeneçe për ta zvarritur sa më shumë zyrtarizimin e pavarësisë së Kosovës". Nga ana tjetër, gipas "Bota Sot": "Në opinonin e Kosovës dhe në opinioni shqiptar në tërësi po kristalizohet gjithnjë e më kthjellët se kjo zvarritje e qëllimshme, është strategjike, nuk është pritje të një kohë më të mirë për Kosovën, përkundrazi është në pritje të një kohe më të keqe për Kosovën".

  • Data 27.02.2003
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As4i
  • Data 27.02.2003
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As4i