Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 02.11.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Vështrimin e tij autorial botuar në numrin e sotëm të " Kohës Dotore ", Janosz Bugajski, e nis me njoftimin se " Karta e Adriatikut e SHBA-së tani do të ketë takimin e saj të parë të komisionit të plotë në Washington kah mesi i nëntorit. me përfaqëqim të nivelit të lartë nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse". Gjashtë muaj që prej se është futur në zbatim, kjo nismë amerikane që përfshinë Shqipërinë, Kroacinë dhe Maqedoninë, më në fund do të marrë trajtë të plotë". Ideatorët e politikës amerikane, qeveritë e rajonit, dhe Prishtina në veçanti, sipas vlerësimeve të Bugajskit " do të duhet të vendosnin se si mund të involvohet Kosova në tërë këtë proces". Kosova ndërkaq, sipas tij" nuk duhet të braktiset dhe të lihet jashtë perimetrit të Kartës së Adriatikut. Kosova nuk mund të marrë pjesë në Kartën e Adriatikut sio një protektorat ndërkombëtar apo si pjesë e Unionit SMZ, derisa nuk është ende shtet i pavarur". Prishtina, shkruan në vijim analisti amerikan " mund të ndjekë një qasje të tillë pa i sakrifikuar aspiratat dhe objektivat e veta. Në fakt, involvimi në Kartën e Adriatikut do të rriste qëllimet e saj për shtetësi". Bugajski sugjeron që" Autoritetet në Prishtinë duhet të ndjekin involvimin e tyre në Kartë duke bërë një diplomaci të mirë midis tri shteteve nënshkruese dhe duke iu afruar Washingtonit me disa popozime konkrete të cilat do të mund të implementoheshin nën ombrellën e Kartës së Adriatikut". Po të pritej në këtë drejtim ndihmë prej jashtë që të ndëmerret iniciativa, sipas autorit atëherë "do të ishte baras me dorëzimin në fakt të sovranitetit të cilin Kosova aspiron. Ngjashëm, mospërfshirja e Kosovës në Kartë do të minimozonte efektevitetin e saj dhe do të inkurajonte po ato forca të cilat Karta është disenjuar për ti luftuar". Analisti amerikam konkludon se "Topi për këtë është në duart e Prishtinës dhe Washingtonit".

" Bota Sot " në editorialin e numrit aktualizon përfundimin e misionit ndërkombëtar në Kosovë duke konstatuar se " Sa më shumë që kalon koha, aq më shumë thellohet dhe kristalizohet vetëdija se misioni ndërkombëtar në Kosovë do të ketë një fund". Po që "ky mision përfundimtar të përfundojë me nder, siç do Kosova dhe kombi shqiptar, siç mendohet se duan ede faktorë realistë dhe konstruktivë në bashkësinë ndërkombëtare", atëherë sipas "Bota Sot", " duhet të merret vesh me Kosovën dhe me kombin shqiptar në tërësi që afatet e përmbylljes tashmë të administrohen në bashkëpunim të plotë midis palës sonë dhe palës ndërkombëtare, pra duke i dhënë fund parprakisht, praktikës së deritanishme të përjashtimit të Kosovës nga punët e saj".

Ndërsa në rubrikën politikë gazeta njoftom se " Burimet diplomatike kanë bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme në Prishtinë do të mbrrijë një diplomat amerikan, i cili do të zhvillojë një takim të zgjeruar me krerët e institucioneve të vendit, duke përfshirë këtu një spektër të gjërë të politikës së Kosovës".

Nga burimet diplomatike në selinë e OKB-së të cilave iu referohet "Bota Sot", " mësohet se qëllimi i ardhjes së diplomatit amerikan në Kosovë, është që të nxitet hapja e fazës fillestare të operacionalizimit të standardeve të bazuara në platformën e Hari Holkerit".


  • Data 02.11.2003
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As4e
  • Data 02.11.2003
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As4e