Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 11.11.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

" Koha Ditore " në editorialin e numrit, pasi fillimisht njofton se "Të mërkurën, në Prishtinë, do të protesohet përsëri, se kësaj radhe, siç thonë organizatorët, protesta është kundër " eksperimentit të UNMIK -ut" në Kosovë", në vijim shkruan se "Sa do të jetë protesta e madhe në numra dhe nëse ajo do ta arsyetojë emërtimin " mbarëpopullore" mbetet të shihet, por fakt është se dy patrti politike, dhe disa organizata të regjistruara si OJQ, do të tentojnë të bëjnë presion publik, siç thonë ," kundër kahut që kanë marrë proceset politike, të cilat popullit tonë pi ia mohojnë të drejtën për vetëvendosje dhe po e mbajnë atë në një liri të kufizuar".

Artikullshkuresi nënvizon se " Sa dhe si kjo protestë do të ndikojë në ndryshimin e rrethanave që kanë sjellë pakënaqësinë që përmendet si arsye për protestim, nuk mund ta di. As organizatorët nuk më duket se mund ta dinë këtë".

Mirëpo, duke theksuar rolin e UPS, si njërit nga bashkëorganizatorët e protestës të së mërkurës autori vëren se" protestimi si formë e aktivitetit, duket se është bërë e vetmja arsye e ekzistencës së kësaj organizate që pretendon t'i mbrojë të drejtat e studentëve". Gazeta thekson se "Në Kosovë, duket ende ka që arritjen e lartësive politike e mendojnë se gjithmonë bëhet në rrugë..."!? Shtypi i këtushëm sot fokusohet në temën e decentralizimit administrativ të Kosovës.

Ldhur me këtë " Zëri " konfirmon se "Kosova do të ketë 180 njësi komunale me këshilla dhe liderë të zgjedhur në mënyrë të duhur. Numri mesatar i qytetarëve duhet të jetë së paku 5 mijë brendsa një njësie të tillë: ky numër duhet të jetë më i ulët në zonat e largëta ( së paku një mijë), kurse në zonat me popullatë të dendur ai mund të arrijë deri në 15 mijë".

Sipas " Zëri ", "Kjo në pika të shkurtëra ështrë ajo çfarë kërkon Misioni për decentralizim i Këshillit të Evropës, i cili në Kosovë tani është në muajin e nëntë të fundit, të veprimtarisë së tij". Gazeta shton se "Raporti synon të jetë valid pavarësisht prej statusit përfundimtar të Kosovës dhe synon të ilustrojë mënyrën se si mund të organizohet qeveria lokale për të qenë në përputhshmëri me standardet e Këshillit të Evropës në kushtet e posaçme në Kosovë". Në të njëjtën temë, citohet Lutfi Hazirin kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës të ketë deklaruar se " Frika është e vazhdueshme dhe ne kemi kundërshtuar që nga fillimi parimin etnik të ndarjes së strukturave administrative në Kosovë". "Ne", shprehet ai, " dëshirojmë një proces të depolitizuar".

" Kosova Sot " pasi rikonstaton se plani i decentralizimit troket në dyert e institucioneve më tej shkruan se "Sipas pozicionimit të tashëm të UNMIK -ut, çështja e decentralizimit të pushtetit është çështje e popullit të Kosovës dhe e institucioneve të tij". Ndërkohë, që sipas vlerësimeve të " Kosova Sot ", "Çështja e decentralizimit të pushtetit në Kosovë, pësëri ka filluar të shtrohet si çështje, e cila duhet të realizohet nga institucionet vendore".
  • Data 11.11.2003
  • Autor Agim ZOGAJ
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As4R
  • Data 11.11.2003
  • Autor Agim ZOGAJ
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As4R