Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 18.11.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Duke komentuar rezultatet e zjedhjeve presidenciale në Serbi " Koha Ditore " vë në dukje se "Serbia do të dalë në zgjedhje të reja pas gjashtë javësh, tashmë për Parlament. Më 28 dhjetor, kur do të dale në zgjedhje, nuk do të ketë president, ngase në zgjedhjet e së dielës nuk doli mbi 50% e elektoratit siç kërkohet me ligj". E vetmja gjë konsistente në Serbi, sipas gazetes është " prania e Toma Grobarit, dhe e gjysmës së elektoratit që nuk doli në zgjedhje. Porosia e konzistencës së Nikoliqit është që Serbia duhet ti riafrohet edhe formalish të djathtës ekstreme , sa më larg Perëndimit dhe sa më larg pajtimit me fqinjë. Porosia e të heshturve është se janë të heshtur, nuk shohin ndonjë alternative që doti tërhiqte, gjë që është vërejtje për partitë që nuk identifikohen me fashizmin serb". Sidoqoftë,"Serbia do ta presë Vitin e Ri me serbocentrizëm, çfarë nuk kemi pare prej kohës së luftërave të kaluara", komenton " Koha Ditore ".

Me gazetën " Zëri " kalojmë në zhvillime në vend, për çka gazeta thekson se " Kosova mund të përfitojë shumë nëse në një vit e gjysmë të ardhshëm që, sipas dinamikës së Grupit të Kontaktit, na ndan prej periudhës së adresimit të statusit të Kosovës, autoritetet e Kosovës arrijnë të realizojnë në masë të madhe, thelbësore si thuhet, tetë standardet e bashkësisë ndërkombëtare". Më në fund, siç konkludon " Zëri ","nëse bëjmë sa duhet në planin e përmbushjes së standardeve, ne do të jemi një hap të madh më afër krijimit të asaj cilësie të shoqërisë dhe të shtetit kosovar, e cila është parakusht për hyrjen e Kosovës në Bashkimin Evropian".

" Bota Sot " kërkon që "BE-ja ti paraprijë njohjes zyrtare të pavarësisë së Kosovës". Gazeta nënvizon se " Është e padyshimtë se njohja zyrtare e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës është një process I pashmangshëm dhe I paneglizhueshëm, por do të ishte në dinjitetin e BE-së ta njohë këtë shtet të pavarur dhe sovran përpara se ta kenë njohur vende të ndryshme qoftë nga radhët e Bashkimit Evroperëndimor, qoftë jashtë radhëve të këtij organizimi".

Shtypi i sotëm i Kosovës, me prioritet iu referohet zhvillimeve më të reja në Shqipëri.Lidhur me këtë, Rexhep Qosja në vështrimin e tij autorial botuar në " Epoka e Re " konstaton se "Shqipëria është e lodhur prej liderëve". "Dhe si të mos lodhet", pyet Qosja.

  • Data 18.11.2003
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As49
  • Data 18.11.2003
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As49