Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 21.11.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Pasi fillimisht konstaton se " Politikanët dhe ekspertët shqiptarë janë më të shqetësuar se kurrë më parë për rrjedhën e privatizimit në Kosovës, se ata tashmë po tregojnë që po e humbin durimin" më tej "Zëri" vëren se "Për këtë shkak, gjithnjë e më shpesh kërkojnë adresën e personave përgjegjës në UNMIK për bllokimin e privatizimit". Gazeta vlerëson se "fakti më shqetësues dhe më tronditës ditëve të fundit ka të bëjë me injorimin e plotë të këtyre frustrimeve nga ana e Administratës Ndërkombëtare".

Sipas "Zërit", "Asgjë, absolutisht asgjë nuk vjen prej Holkerit dhe ekipit të tij. Prej se ky, me tu kthyer në Kosovë pas qëndrimit të tij në Nju - Jork dhe në Bruksel, shpalli që privatizimi megjithatë do të vazhdojë, nuk ka qenë e mundur të merret vesh asgjë nga zyrtarët e UNMIK-ut për mënyrën se si mendohet të ecet tutje me privatizimin". Artikullshkuresi thekson se " sjellja indiferente ndaj frustrimeve të politikanëve dhe ekspertëve shqiptarë bën që të krijohet një bindje se UNMIK-u i përçmon ata dhe nuk i bën fare hesap shqetesimet e tyre". Në përmbyllje të editorialit sugjerohet që "Holkeri dhe ekipi i tij të organizonin ndonjë takim të veçantë me kryeministrin e Kosovës dhe me zyrtarët e tjerë vendorë, për të parë çfarë mund të bëhet tash e tutje dhe sa qëndron pakënaqësia e kosovarëve".

"Koha Ditore" vë në dukje se "Është reale të pritet se takimi i së premtes i Bordit të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit të fillojë me shumë paqartësi, por edhe të vazhdojë me tensione e me përplasje. Këtu gjithçka është e mundur. Madje edhe thyerja e thellë ndërmjet vendorëve dhe ndërkombëtarëve, sado, që ajo tashmë ekziston në këtë institucion.".

Nisur nga kjo, artkikullshkruesi konsideron se "Për këtë arsye, deri në fund të mbledhjes së Bordit të AKM-së mbeten shumë pikëpyetje, por edhe rreziku që ky institucion më të mos mirret me procesin e privatizimit, por vetëm me komercializimin dhe me administrimin e drejtpedrejt të ndërmarrjeve".

Kurse "Bota Sot" duke paralajmëruar për sot mbledhjen e Këshillit të AKM-së, ku sipas gazetës sërish nuk do të marrrin pjesë të gjithë shqiptarët, pyet "A do të zhbllokohet sot privatizimi"? "Bota Sot" mëson se "Qëndrimet e ministrave në mbledhjen e Këshillit do të vendosen në mbledhjen e Qeverisë, që do të mbahet para asaj të Këshillit".
  • Data 21.11.2003
  • Autor Agim Zogaj/Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As44
  • Data 21.11.2003
  • Autor Agim Zogaj/Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As44