Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 02.12.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

"Koha Ditore" duke njoftuar se shtyhet zartarizimi I planit per standardet, sqaron se " Eshte shtyre zrtarizimi I planit per operacionalizimin e standardeve qe Kosova do te duhej ti permbushte para se te vihet ne rend dite ceshtja e statusit ka beret e ditur nje burim mire I informuar I "Kohes Ditore". Gazeta shkruan se "Plani qe ishte parapare te publikohej kete jave nga kreadministratori Harri Holkeri, do te zyrtarizohet jo me pare se 10 dhjetori", ka pohuar burimi ne fjale. Nje vazhdim I tille, gjithnje sipas "Kohes Ditore","koincidon me viziten e shefit te UNMIK-ut ne Beograd, ku ka diskutuar planin per operacionalizim te standardeve me zyrtarin qeveritar serb, Nebojsha Coviq". Sipas burimeve diplomatike, te cilat per "Kohen Ditore" flasin me kushte anonimiteti behet e ditur se " takimi ne Beograd ka kaluar " ne atmosfere shume te rende".

Sipas burimeve te tjera te aferta me rrjedha, te cilave iu referohet "Koha Ditore" ne numrin e sotem konfirmohet se "as data 10 dhjetor nuk eshte definitivisht per shpalljen e planit " Standardet per Kosoven". "Zeri" nderkaq duke njoftuar per bisedimet midis Harri Holkerit dhe gjenerallejtnant Agim Cekut per krizen me te re ne raportet UNMIK- TMK, ne editorialin e numrit shkruan se "Rendi ka qene qe UNMIK-u te shpjegoje rast per rast, epror per epror te TMK-se, arsyet e marrjes se vendimit per suspendimin e eproreve te TMK-se dhe mekanizmat ligjore te cilet tash e tutje do te duhej te aplikoheshin. Transparenca e plote eshte e domosdoshme per te parandaluar spekulimet e shumta, te cilat me siguri do te shperthejne ne Kosove".

Sidoqofte, sipas "Zerit", " duhet thene qe shumecka varet prej menres se si do te interpretohet dallimi midis suspendimit dhe perjashtimit. Sic po duket tani, suspendimi eshte bilete ne nje drejtim per largimin e ketyre eproreve prej TMK-se". Ndersa ne komentin redaksional, "Zeri" ngrit ceshtjen e forcave ushtarake te Kosoves duke konstatuar se "Eshte koha per te hapur ceshtjen e Forces ushtarake te Kosoves". Organizimi I nje force mbrojtese te Kosoves, sipas gazetes " nuk e paragjykon statusin e Kosoves".

"Bota Sot", gjithnje ne temen e sigurise ne Kosove, perkatesisht luftimit te kriminalitetit te te gjitha llojeve rikonkludon se " Per te siguruar funksionimin e Kosoves si shtet demokratik te njerezve te saj, si shtet te hapur ndaj investimeve perendimore, rolit perendimor dhe te gjitha ndikimeve perendimore, Kosova duhet ti beje, pa as me te voglin ngurrim, sfide te plote mafias, me te njejten vendosmeri dhe dinjitet sikurse iu ka bere sfide te gjitha te keqiave qe kane dashur ta kaplojne".

  • Data 02.12.2003
  • Autor Agim ZOGAJ
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3r
  • Data 02.12.2003
  • Autor Agim ZOGAJ
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3r