Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 08.12.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

"Para kerkimit te faljes duhet te vije pendimi". Keshtu titullohet korrespondnca nga Bruxeli e botuar ne "Kohen Ditore" e ku, artikullshkuresi, gjithnje ne temen e relacioneve Prishtine - Beograd nenvizon se " Po te degjonte sugjerimin e zotit Holkeri dhe tu kerkonte Beogradi falje shqiptareve te Kosoves per tere ate qe eshte bere, kjo nuk do te kishte kurrfare vlere ne kete kohe kur shumica e serbeve ende tregojne qendrime raciste ndaj shqiptareve dhe nuk mendojne se u eshte bere dicka e keqe. Kerkimi i faljes, sa per sye faqe apo per qellime politike, nuk do te kishte kurfare vlere pa pendim te mehershem". Artikullshkruesi komenton se " Madje ne syte e serbeve shqiptaret kane faj pse NATO-ja i ka bombarduar serbet. Nuk eshte kjo rezultat i mosdijes sepse shume srebe edhe vete kane qene pjese e aparatit qe ka ushtruar terrore ndaj shqiptareve, ose kane heshtur". Sidoqofte, "Koha Ditore" vlereson se ,"Toleranca e shqiptareve ndaj serbe duhet te jete pa kushte, se kosovaret duhet te kalojne permbi kete, nuk guxojne te lidhin tolerancen ndaj pakices serbe ne Kosove me qendrimet e Beogradit e as me ate se a do te kerkoje dikush falje ne emer te tyre apo jo". Pra, sic shkruan gazeta "Duhet te garantojne te gjitha te drejtat per serbet, te tolerojne nje jete normale per ta. Kete kosovaret duhet ta bejne sa per fatin e vet serbeve te Kosoves aq edhe per hire te vetvetes dhe te ardhmes".

"Zeri" duke komentuar incidentin e shkaktuar dite me pare nga serbet e veriut te Mitrovices ndaj kryeministrit te Kosoves dhe zyrtareve te larte te Bankes Boterore veren se "Asnje reagim i vetem publik ne Prishtine per sulmin mbi kreministrin e Kosoves ne Mitrovice. Pra, as ne UNMiK e as ne pushtetin vendor, nuk u gjet askush qe t´i thote dy- tri fjale per kete rast te rende kur u kercnua kryeministri". Gazeta analizon se " Ne vend se te merremi me shkaqet e sulmit mbi kryeministrin Rexhepi, disa politikane serbe te Kosoves, qe jane pjese e institucioneve vendore, e cilesuan viziten e tij si provokim ye hapte". "Zeri" komenton se " Rendi do te ishte qe ky te jete nje moment kthese sa i perket veriut te Kosoves. Por e dime qe aktualisht, eshte e kote te pritet nje gje e tille".

"Epoka e re" ne kryetitullin e madh hapes konkludon se " KFOR e UNMiK lejuan poshterimin e Rexhepit, se ne Mitrovice na presin shume pune: duhet ta bashkojme qytetin, ose te pajtohemi se Serbia shtrihet deri ne ure!"

Per te perditeshmen "Bota Sot", "sulmet e Coviqit, Trajkovicit kunder kreadministratorit te UNMiK-ut dhe sulmet e bandave serbe qe veprojne ne veriun e Mitrovices kunder kreministrit te Kosoves dhe zrtarit te larte te Bankes Boterore jane agression i hapur i Serbise dhe i Beogradit ultranacionalist kunder sovranitetit te Kosoves".
  • Data 08.12.2003
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3f
  • Data 08.12.2003
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3f