Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 10.12.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Duke njoftuar se sot zyrtarizohet plani "Standardet per Kosoven","Koha Ditore" ne kryeartikullin e numrit shkruan: "Kosova do te behet , te merkuren, me nje dokument per nje strategji te re politike, qe do ta aftesoje ate per zgjidhjen perfundimtare te statusit te saj final. Dokumenti i ri "Standardet per Kosoven", do te publikohet te merkuren dhe kjo, sipas kosovareve dhe nderkombetareve, do te shenoje nje kthese ne zhvillimet per vendin. Perurimi i ketij plani do te behet nga ana e kryadministratorit Harri Holkeri dhe kryeministrit te Kosoves, Bjarma Rexhepi ne oren dhjete".

Burimet e "Kohes Dotore" mesojne se "menjehere pas kesaj ngjarje, do te mbahet edhe takimi i pare i Grupit per implementimin e ketyre standardeve ndermjet institucioneve te UNMiK-ut dhe institucioneve kosovare". Gjithnje sipas vleresimeve te "Kohes Ditore", "Plani ne fjale, eshte nje dokument politik dhe meton ta pergatis Kosoven drejt definimit te statusit final te saj, por nuk i adresohet fare kesaj ceshtje. Nderkombetaret thone se realizimi i ketyre standardeve e ben Kosoven te gatshme per te filluar negociata per status, pa prejudikuar cfare do te jete ai., perderisa", sic thekson "Koha Ditore", "kosovaret, por edhe serbet, vleresojne se permbushja e ketyre standardeve nuk do te thote asgje tjeter, por arritje e pavaresise se Kosoves".

"Zeri", gjithnje ne temen e standardeve per Kosoven komenton se "Tani, ne dhjetorin e vitit 2003, Standardet per Kosoven per shumeke perbejne nje program veprimi te pushtetit vendor dhe te atij nderkombetar ne periudhen e ardhshme 18 - mujore, e cila na ndane prej fazes kur duhet te nise procesi i zgjidhjes se statusit te Kosoves". Gazeta veren se "Jemi mesuar qe fatin tone ta lidhim vetem me nje date, me nje akt, me nje veprim, me nje mbledhje dhe , ne kete fryme, edhe Shapallja e Standardeve mund te luaje kete rol per pak dite. Por, secili qe ka lexuar disa here me perkushtim permbajtjen e ketij plani , do te kuptoje qe cilesia e synuar e tete standardeve, me te cilat shoqeria kosovare do te kualifikohej si e gatshme per status, arrihet vetem me nje pune te madhe, te cdoditshme, te te gjithe faktoreve relevante kosovare dhe te atyre te Administrates Nderkombetare".

Ndrrojme teme me te perditeshmen "Bota Sot" e cila pasi shtron pyetjen se " Pse u reagua aq dobet dhe aq zbehte dhe aq hic ndaj ngjarjes se veriut te Mitrovices" ne vijim analizon se "Ne kete menyre, pas nje akti te pashembullt kriminal te kryer nga serbet ne lagjen veriore te Mitrovices, te cilen kryeministri i Kosoves e denoncoi si veper te kryer nga Beogradi dhe nga formacioni serb" rojat e ures" nuk eshte mbledhur as Keshilli i Sigurimit te OKB-se, nuk eshte shqetesuar as Grupi i Kontaktit, as BE-ja, as kancelarite boterore, askush nga bashkesia nderkombetare nuk e ka ngritur zerin pertej mureve te zyres".
  • Data 10.12.2003
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3b
  • Data 10.12.2003
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3b