Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 19.12.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Duke apostrofuar ceshtjen e privatizimit ne Kosove, "Koha Ditore" fillimisht analizon se "Dy gjera mbeten te pasqaruara, u bllokua apo vazhdoi privatizimi ne Kosove : toka dhe paraja". Ne fakt sipas gazetes ne fjale" nese behen ndryshimet ne modelin e privatizimit, atehere do te ishte e udhes qe te shqyrtohen dy problemet madhore te cilat nuk jane trajtuar nga Qeveria e Kosoves dhe UNMIK-u.I pari eshte toka, I dyti jane parate". Artikullshkruesi konsideron se " Kosova nuk do ti kete punet mire qofte nese bllokohet privatizimi, qofte nese vazhdon I njejti model. Nese bllokohet, vazhdon I njejti joekonomizim I ndermarjeve shoqerore si edhe deri tani, me humbje kapitali, perspektive dhe vendeve te punes". Nese vazhdon me kete model, atehere sipas "Kohes Ditore","do te mbeten deri ne veren e vitit te ardhshem me rreth 200 - 300 milione euro jashte qarkullimit ne Kosove, dhe me ndermarrje te shitura me pak vlere, e te blera vetem per te ndertuar dicka tjeter ne token e bollshme". Teme tjeter e trajtuar, me prioritet ne shtypin e sotem te Kosoves, jane standardet per Kosoven per te cilen teme "Zeri" vlereson se UNMIK-u dhe Qeveria e Kosoves" duhet te gjejne bashkarisht pergjigjen ne pyetjen se si mund te vazhdohet dialogu me Beogradin per ceshtje praktike, nese regjimi serb ka refuzuar Standardet per Kosoven, njeri prej te cilave eshte pikerisht dialogu". Gazeta veren se : Administrata nderkombetare dhe pushteti vendor duhet te bashkedyzojne disi forcimin e institucioneve demokratike ne te cilat patjeter duhet te perfaqesohen te gjitha komunitetet, me shperberjen e strukturave paralele te organizuara nga Serbia, te cilat pikerisht kundershtojne synimin e perbashket te nderkombetareve dhe vendoreve". "Bota Sot" nderkaq, ne te njetjen teme, duke iu referuar mbledhjes se kaluar te KS te OKB-se nenvizon se " edhe kjo mbledhje e KS te OKB-se per Kosoven, ajo qe perben temen e mbledhjes, Kosova, nuk ishte vete e pranishme ne mbledhje. Kjo eshte nje kontradikte tjeter absurde dhe artificiale se ciles nje Keshill i Sigurimit i emancipuar ne shkallen e duhur ndaj politikes boterore duhet ti jape fund sa me pare". Gazeta thekson se " nese KS i OKB-se nuk i merr seriozisht "Standardet per Kosoven", nese I shikon me teper ne kuadrin e "Standardeve paralele" te Serbise, nese e shikon Kosoven nga prizmi I pakices serbe, atehere cfare mund te pritet nga te tjeret"? Shtypi i sotem komenton edhe aprovimin dje nga Kuvendi I Ksooves te ligjit per bashkepunimin me Tribunalin e Hages. Lidhur me kete "Kosova Sot" analizon se "Ky akt I legjislativit mund te kete nje ndikim pozitiv ne Gjykaten e Hages, e cila me siguri qe mirepret bashkepunimin. Por, mund te ndodhe edhe e kunderta, qe hetuesit nderkombetare te mos I perfillin kosovaret dhe te ngrejne akuza bazuar ne raportet e Beogradit".
  • Data 19.12.2003
  • Autor Agim ZOGAJ
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3P
  • Data 19.12.2003
  • Autor Agim ZOGAJ
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3P