Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 27.12.2003
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Agim Zogaj/Prishtine "Nderkombetaret thone se do te permbushin premtimin per ti dorezuar pergjegjesite e kapitullit V. UNMiK-u te henen jep kompetencat e parezevuara, ndoshta". Keshtu njofton ne kryetitullin e madh hapes, gazeta "Koha Ditore" per te shtuar ne vijim se "Mesohet se UNMiK-u ka planifikuar qe dorezimin e kompetencave nga kapitulli V i Kornizes Kushtetuese ta beje ne nje ceremoni solemne, te henen e ardhshme, por duket se ky plan edhe do te mund te sakrifikohet per shkak se pala qe do te duhej formalisht te pranonte keto kompetenca, e qe eshte kryeministri i Kosoves, nuk eshte ne Kosove keto dite. Ne Kosove nuk ndodhet as Holkeri. Qeveria prêt qe per kete proces te kete nje dokument zyrtar". Gazeta ben te ditur se " Shtylla ii e UNMiK-ut ka bere, tash se fundit, nje analize te ketyre kompetencave per te pare nese ato duhet te dorezoheshin te gjitha te vendoret". "Koha Ditore" gjithashtu ve ne dukje se "Transferi i kompetencave ka qene tema numer nje ne Kosove ne gjashte muajt e pare te vitit qe po e leme". Vec tjerash, sipas gezetes ne fjale "Pergatitja e bisedimeve per dialogun me Serbine dhe plani per operacionalizimin e standardeve ne pjesen e dyte te vitit lane nen hije procesin e transferit te kompetencave". Daniel Server, ekspert i institutit per Paqe te SHBA-ve, ne intervisten dhene gazetes "Bota Sot" vlereson se "Ne vend qe te ndryshohet Rezoluta 1244, keni nevoje per nje rezolute te re". Sipas Server" Ka shtete qe ua kane njohur pavaresine, te cilave nuk u eshte kerkuar qe te plotesojne standardetqe i kerkohen Kosoves, por kjo eshte dicka tjeter. Kosova eshte nje protektorat nderkombetar dhe ka vetem nje rruge drejt statusit: permbushjen e standardeve" komenton Denial Server. Ai ka shtuar se " Do te jete nje gabim per shqiptaret nese ata do te kerkojne te formojne struktura te ndara qeverisese, ashtu sic eshte gabim per serbet kur kerkojne struktura te ndara qeverisese ne Kosove". "Zeri" duke polemizuar me dezinformatat te publikuara nga agjencia serbe e lajmeve "Srna" lidhur me vleresimet e Kofi Ananit per gjendjen e sigurise ne Kosove nder te tjera konstaston se " Gjate gjithe dites se enjte nje lajm i rreme, por tejet shqetesues, emetohej nga mediat serbe. Fjala ishte per kinse raportin me te ri per gjendjen ne Kosove te Kofi Ananit drejtuar Keshuillit te Sigurimit. Ne kete raport, Anani i kesaj genjeshtre te madhe theksonte se dhuna ne Kosove eshte shtuar gjate muajit tetor, vecanerisht mbi perfaqesuesit e pakices serbe". "Zeri" njofton se' UNMiK-u mohoi ne teresi kete rrene dhe beri me dije qe Anani do te raportoje me vone, dhe qe permbatja e ketij raporti u kundervihet plotesisht ketyre genjeshtrave".
  • Data 27.12.2003
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3D
  • Data 27.12.2003
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As3D