Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 18.01.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

"Lambsdorf pranon se bazohet ne informatat e serbeve per privatizimin e ndermarrjeve". Keshtu shkruan ne numrin e sotem "Koha Ditore" e cila gjithnje ne nje nder temat aq aktuale ne Kosove, ate te privatizimit nenvizon se " Shefi i shtylles se katert te UNMiK-ut, Mik Lambsdorf tha se eshte shpesh veshtire te kontrollohet statusi i nje firme, pasi serbet i kane larguar dokumentet e rendesishme dhe per shkak se kerkesat per informata nga autoritetet ne Beograd qe pohojne se AKM-ja nuk ka te drejte te shese kompanite - nuk kane rezultuar te frytshme".
Labsdorf citohet te kete thene se "Privatizimi ketu ne Kosove - nuk me kujtohet ndonje vend tjeter ne toke ku do te kishte qene me i komplikuar".

Gazeta e sipercituar ne rubriken veshtrime dhe editoriale, duke i hedhur nje veshtrim zhvillimeve ne Serbi analizon se "Problemi eshte i thjeshte dhe ithtaret e ecjes se shpejte te Serbise drejt Evropes dhe vlerave perendimore duhet ta kene te qarte qe nje ecje dhe pranim serb ne Evrope nuk mund te kete pa shporrjen e energjise nacionaliste e cila, nuk ka kurrfare dyshimi, ne kete vend ende mbreteron". Prandaj, sipas artikullshkruesit " Perendimi nuk eshte aspak fajtor per gjendjen e mjerueshme ne skenen politike serbe. Sepse te medha ishin perpjekjet qe vendi te dale nga kriza dhe ne nje menyre a tjetren te ruhet stabiliteti para ndonje katastrofe te brendshme e cila do te mund te shfaqej ne forma te ndryshme, prej nje lufte civile e deri te konfliktet e reja me fqinjet, te cilet nuk kane faj kur thone se gjendja e tashme serbe eshte pritur". Me te perditeshmen "Bota Sot" kalojme ne poziten e shqiptareve ne Mal te Zi, per te cilen ceshtje, gazeta ne artikullin me titull "Pse nuk flitet me nje ze", ve ne pah faktin se " Partite parlamentare shqiptare ne Mal te Zi, edhe pse formalisht, e perbejne kooaliconin "Shqiptaret bashke", lideret e tyre dalin me qendrime " secili per vete", qe ndikon negativisht ne trupin e tyre votues".

Artikullshkruesi i rikujton lexuesit se " Edhe shqiptaret ne Mal te Zi kane nevoje shume me te madhe qe te jene unike per te arritur synimet e tyre ne permiresimin e statusit ne kete republike. Kjo bashkeekzistence dhe ky bashkeveprim mungon dhe pasojat, detyrimisht, jane te dukshme. Ceshtja qendron se udheheqjet e tri partive parlamentare nuk arrijne dot per te realizuar e materializuar asnje ide, qofte ne rrafshin lokal apo me gjere pa u politizuar deri ne piken me te larte te ferkimeve politike". Ne saje te ketyre mosmarreveshjeve dhe percarjeve, sic konstaton "Bota Sot", "Ne asnje menyre nuk mund te inicohet ndonje projekt i perbashket qe do te bashkonte gjithe energjine politike dhe profesionale per nje veprim sado i vogel qe do te ishte ai". Artikullshkruesi konsideron se " Ata te cilet i kane konsumuar kapacitetet e tyre politike, duhet tju lene te rinjve qe duhet te vene ne levizje frymen e re te jetes edhe ne kete menyre te zhbllokohet monizmi ekstrem shqiptar ne Mal te Zi".
  • Data 18.01.2004
  • Autor Agim ZOGAJ/Prishtine
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2s
  • Data 18.01.2004
  • Autor Agim ZOGAJ/Prishtine
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2s