Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 19.01.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

"Ballkani e ka vendin ne Evrope" - tash per tash vetem gjeografikisht". Keshtu theksohet ne korrespondencen nga Brukseli, botuar ne "Kohen Ditore" e ku ne vijim konkludohet se " Ne kohen kur ne Serbi votohet masivisht per nacionalistet e madje edhe per fashistet, kur nuk dihet statusi final I Kosoves e as fati I marteses se imponuar te Serbise e Malit te Zi, kur ne Maqedoni nje grup etnik proteston kunder te drejtes se te tjereve te mesojne ne gjuhen e tyre, kur Bosnja jep pak shenja te funksionimit elementar te shtetit, ndersa ne Shqiperi njerezit mbyten ne det duke u munduar te kalojne ne territorin e BE-se, duket larg realizimi I qellimit per Ballkanin e integruar teresisht ne BE". Ndersa ne rubriken politike te gazetes se sipercituar botohet intervista me Milenko Dereta, anetar I Qarkut te Beogradit I cili konstaton se "Kisha ortodokse serbe eshte strofulli I nacionalizmit dhe intolerances…Ajo qe mua me habit eshte koketimi I politikaneve me kishen.". Nacionalizmi ne Serbi sipas Dereta, " kurre nuk ka pushuar. Me siguri DOS-I nuk ka qene mjaft I mire, nuk ka qene mjaft demokrat". I pyetur rreth zgjidhjes se ceshtjes te Kosoves bashkebiseduesi I "Kohesd Ditore" eshte I mendimit se "Per tu zgjidhur ky problem duhet te vendosen kontakte se pari ne nivel lokal e pastaj edhe midis Beogradit dhe Prishtines…Une personalisht mendoj qe Kosova tanime nje kohe te gjate praktikisht nuk eshte pjese e Serbise dhe te insistohet ne ate qe te kthejme nje gjendje te mehereshme eshte e pamundur". "Zeri" numrin e qel me njoftimin se Standardet per Kosoven duhet te plotesohen deri ne vitin 2005, nuk do te kete shtyrje te statusit te Kosoves, nderkohe qe shtohet presioni perendimor mbi serbet e Kosoves per te hyre ne grupet punuese per permbushjen e standardeve. Gazeta meson se " Burimet diplomatike perendimore ne Prishtine si dhe ato te aferta me Administraten Nderkombetare (UNMIK-un ), I kane thene "Zerit" qe keto dite eshte shtuar presioni nderkombetar mbi politikanet serbe te Kosoves per te pranuar pjesemarrjen ne grupet punuese per implementimin e standardeve per Kosoven". Burimet e sipercituara perendimore I kane thene gazetes ne fjale se "Holkeri dhe eikipi I tij, gjate takimit te tyre ne Beograd me perfaqesuesit e shteteve kryesore perendimore, kane qene te qarte ne potencimin e domsdoshmerise se vazhdimit te procesit permbushjes se standardeve per kosoven, me ata politikane dhe zyrtare kosovare qe duan te jene pjese aktive e tij". "Bota Sot" duke komentuar mesazhet e sekretarit te pergjithshem te NATO-se gjate vizites se tij ne Kosove shkruan se :" Zoteri Scheffer ka kembengulur qe, patjeter, te zhbehen sturkturat paralele dhe ka premtuar per rolin e NATO-se ne kete drejtim. Garancia per nje qendrim konstant te NATO-se ne Kosove eshte garancia per ecurine e proceseve te Kosoves ne drejtimin e duhur, eshte nje permase mobilizuese dhe trimeruse per Kosoven, per institucionet e saj te cilat duhet te marrin ne duart e tyre plotesisht fatin e Kosoves". Prania e UNMIK-ut dhe e KFOR-it ndersa , sipas vleresimeve te "Botes Sot" , "jane vetem argument ne favor te rolit te institucioneve te Kosoves si zoteri te vendit te tyre, Kosoves".
  • Data 19.01.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2q
  • Data 19.01.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2q