Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 23.01.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

"Edhe nje séance kunderthenese e Kuvendit te Kosoves. Rugova, ne vend te raportit mban fjalim, Daci nuk lejon debat". Eshte ky titullim i madh hapes i " Kohes Ditore " e cila duke iu referuar séances se djeshme nenvizon se "Fundi i fjalimit eshte percjelle me shprehjen publike te pakenqaesise nga nje pjese e deputeteve ne salle, kur perfaqesuesit nga radhet e LDK-se bashke me disa minoritete joserbe jane ngritur ne kembe per te duartrokitur presidentin, nderkohe qe te tjeret nuk kane levizur vendit". Gazeta shton se"Fundi i kesaj pike te rendit te dites eshte percjelle me pushim disaminitesh te kerkuar nga kryetari i Kuvendit te Kosoves, i cili me pastaj ka pamundesuar cfaredo debate ne lidhje me fjalen e paraqitur".

" Kosova Spot " ne faqen ballore shkruan se :"Presidenti i Kosoves ka mbajtur fjalimin e tij me tone mjaft optimiste, nderkohe qe deputeteve nuk u eshte lejuar nga kryeparlamentari te debatojne per fjalimin e tij. Nderkohe duartrokitjet e deputeteve te parties se Rugoves dhe heshtja e krahut tjeter kane shprehur qarte henderkun qe ekziston mes partive shqiptare te Kosoves".

" Zeri " numrin e qel me temen e zbatimit te "Standardeve per Kosoven" duke theksuar se "problemi kryesor per momentin, kur bejme fjale per Standardet per Kosoven, eshte refuzimi i politikaneve serbe te Kosoves per te marre pjese ne grupet punuese per implementimin e tyre. Perndryshe, politikanet e partive kryesore serbe, te prirur te justifikojne cdo deshtim te tyre me Kosoven, u kane thene diplomateve perendimore qe sherbejne ne Beograd se nje prej shkaqeve te fitores se radikaleve serbe eshte miratimi i standardeve per Kosoven"." Zeri " vereen se ,"Sipas kesaj logjike, nese ne Kosove do te jemi te suksesshem ne permbushjen e tyre ( te standardeve), atehere per pak kohe pushtetin ne Serbi do ta perbeje koalicioni i radikeleve dhe i sociaslisteve".

Gazeta komenton se "Shefi i UNMIK-ut pra, ne raportin e tij te radhes do ta kete veshtire te mos e drejtoje gishtin e tij tregues kah pengesat reale per sendertimin e standardeve". Ndersa, e perditeshmja : Bota Sot ", ne analizen per te sotmen dhe te ardhmen e Kosoves nenvizon se " Gjendja ne Kosove eshte ajo qe eshte dhe nuk kka asnje arsye qe ta paraqesim ndryshe prej reales. Teresia territoriale e Kosoves eshte e cunguar, Mitrovica dhe pjesa veriore e Kosoves mbahet e ndare. As UNMIK-u dhe as i nstitucionet e Kosoves nuk e kontrollojne pothuajse nje te treten e territorit. institucionet e Kosoves jane te zhveshura nga pjesa me e madhe e pergjegjesive. Ne Kosove nuk ka zhvillim te ekonomise; nuk ka shkalle te duhur te sigurise; mungojne ligjet bazike; ka tensione nderetnike".

Kurse per te perditeshmen " Epoka e re ", "Koalicioni per pushtetin del si detyre e dores se pare. Ai perpos qellimit paresor - krijimit te shtetit, do te duhej ti parashtronte popullit edhe nje program te qeverise se tij, qe do ti permbushte kerkesat shtese ne rrafshin ekonomik e social qytetarit te sterlodhur te Kosove".
  • Data 23.01.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2l
  • Data 23.01.2004
  • Autor Agim Zogaj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2l