Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 01.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Duke njoftuar se bisedimet Prishtine - Beograd mund te vazhdojne ne shkurt,"Koha Ditore" ne kryartikullin e numrit shkruan se "UNMIK-u insiston qe dialogu te vazhdoje ne Beograd, Qeveria kunder". Gazeta nenvizon se "Dialogu Prishtine - Beograd do te mund te vazhdoje nga mesi i muajit shkurt, por pasi Serbia ende nuk i njeh dokumentacionet e udhetimit, dhe pasi tema kryesore e bisedimeve do te jete nje teme shume e ndieshme,, te zhdukurit, Qeveria kerkon qe bisedimet te zhvillohen serish ne Vjene, apo edhe ne Shkup, por jo ne Beograd". Gjithnje sipas "Kohes Ditore", "Duke ritheksuar ate qe eshte thene diteve te fundit se dialogu ne shkurt do te vazhdoje, zedhenesi i UNMIK-ut, Sunil Narula, nuk e ka mohuar dhe as e ka pohuar daten dhe vendin se ku mund te vazhdojne bisedimet ndermjet Prishtines dhe Beogradit. Sipas tij," agjenda e bisedimeve dihet, pasi jane kater pika per te cilat mund te diskutojne autoritetet e Prishtines dhe te Beogradit". Burime te "Kohes Ditore" kane beret e ditur se " ka kohe qe eshte duke u diskutuar mundesia per vazhdimin e dialogut ndermjet Prishtines dhe Beogradit, eshte permendur mesi i muajit shkurt, por ka ende mosmarreveshje ndermjet Qeverise dhe UNMIK-ut, per vendin se ku do te mund te vazhdojne bisedimet shqiptaro - serbe". Me tej "Koha Ditore" shkruan se "Udheheqesi i grupit punues per dialog me Beogradin, ministri Zef Morina, i ka konfirmuar shumicen e pohimeve te atyre qe ia ka dhene "Kohes Ditore" burimi i lartepermendur, por eshte shprehur se "megjithate, nuk beson qe ne muaji shkurt mund te vazhdojne bisedimet ndermjet Prishtines dhe Beogradit". Sipas ministrit Morina, UNMIK-u insiston qe bisedimet te vazhdojne ne Beograd dhe ne Prishtine, por Qendrimi i Qeverise eshte qe keto te vazhdojne serish ne Vjene apo ne Shkup. Ai gjithashtu ka theksuar per "Kohen Ditore" se " Nese vazhdojne bisedimet me Beogradin, atehere pika kryesore e bisedimeve do te jete ajo per personat e zhdukur, pastaj kthimi i te zhvendosurve, energjetika, si dhe ceshtja e transportit dhe telekomunikacionit". "Bota Sot" numrin e qel me konstatimin se " Nderkombetaret duhet tu zgjojne dhe frymezojne ndjenja pozitive shqiptareve" se, sic analizon gazeta"eshte e domsdoshme qe nderkombetaret dhe bashkesia nderkombetare te jene sa me vleresues per rolin e shqiptareve ne suksesin e deritanishem te misionit nderkombetar ne Kosove, i vetmi kaq i suksesshem ne historine e misioneve nderkombetare". Kjo, sepse sipas vleresimeve te "Botes Sot", "Qe suksesi i nderkombetareve dhe i bashkesise nderkombetare te jete i plote dhe qe ai te mos vihet ne dyshim, nderkombetaret dhe bashkesia nderkombetare e kane te domsdoshme te krijojne perspektiven e sigurt afatgjate te Kosoves dhe te pervijojne shtetesine e Kosoves". Nderkaq, duke reaguar ndaj paraqitjes se para dy diteve te peshkopit serb , Artemije ne SHBA,'Bota Sot" ve theksin ne konstatimin se " Artemive duhet tu mbyllen rruget per te diskutuar per Kosoven".
  • Data 01.02.2004
  • Autor Agim Zogaj / Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2d
  • Data 01.02.2004
  • Autor Agim Zogaj / Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2d