Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 03.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Duke reaguar ndaj spekulimeve te shefit te sherbimit te zbulimit ushtarak serb, i cili per te dyten here brenda nje muaji, ka deklaruar se i ka infiltruar agjentet ne Kosove, "Koha Ditore" analizon se "Derisa Serbia shpreson se ne Kosove do te shtrohet pyetja: kush nga shqiptaret punon si spiun i Serbise, pyetja qe ne kosovaret duhet ta shtrojme ne vend te kesaj eshte: kush dhe si na mbron nga shtrigat e kolonelit Stojanoviq"?
Artikullshkruesi ve theksin ne konstatimin se " veshtire eshte te besohet se deklarimet e kolonelit serb jane bere thjesht per tu lavderuar dhe per te treguar" superioritetin" e rrjetit serb te spiunazhit ushtarak.
Me e besueshme eshte se arsyet per nje hap kaq jokonvencional per profesionin e kolonelit - publikimi i informative permes gazetave - prapa vetes bart nje kalkulim shume kompleks politik te autoriteteteve te Beogradit qe e kontrollojne vete kolonelin".
E gjithe kjo sipas vleresimeve te "Kohes Ditore" , "shpreson Beogradi, e kombinuar me fushaten zgjedhore per zgjedhjet e pergjitheshme te Kosoves qe pritet te mbahen ne vjeshte, do te fundose cfaredo perpjekje per progres ne Kosove".
"Nje zhvillim i tille i situates natyrisht se i konvenon vetem Serbise", analizon gazeta ne fjale per te shtuar se "Me shpresen per nje perfitim te tille, Beogradi edhe duket se ka vendosur te ndermarre hapin e rrezikshem te konfrontimit me bashkesine nderkombetare" "Zeri" ndersa konsideron se " Pas deklaratave te kolonelit Stojanoviq, shefit te Spiunazhit Ushtarak serb, UNMiK-u do te duhej te kerkonte mbledhje urgjente te Keshillit te Sigurimit te OKB-se. Pasi qe kjo nuk do te ndodhe, Qeveria dhe Kuvendi i Kosoves duhet te kerkojne sqarime prej UNMiK-ut". Gazeta shkruan se " deklarimet e Stojanoviqit imponojne me transparencen e tyre dhe guximin per te treguar hapur se cfare bene Sherbimi i tij i Zbulimit. Me gjase, koloneli serb ka informacione te bollshme per rremujen e cila mbizoteron ne Administraten nderkombetare ne Kosove, e cila ende nuk e ka pare te udhes te reagoje ndaj ketyre qendrimeve te cilat jane ne kundershtim te plote me Rezoluten 1244 te KS te OKB-se". "Zeri" vlereson se " ka ardhur koha qe midis pushtetit vendor dhe UNMiK-ut te hapen disa prej ceshtjeve me delikate te cilat deri me tash jane heshtur apo injoruar. Njera prej tyre eshte gjithsesi prania e spiunazhit serb ne Kosove". Gjithnje ne temen e siperpermendur," Bota Sot", shkruan se " Pas propagandes se vazhdueshme serbe, NATO mohon se ne Kosove vepron organizata terroriste Al Kaida. Zyrtaret e NATO-se i quajten theniet e ketilla si propagande me qellime te caktuara". Gazeta nenvizon se "pohimet serbe se ne Kosove veprojne strukturat e sherbimit sekret serb, zyrtaret e KFOR-it kane pohuar qe keto thenie te jene te verteta duke shtuar se ne Kosove veprojne nje mori sherbimesh sekrete". Por, sic ben te ditur "Bota Sot", "burimet ne KFOR thane se kjo organizate nuk i frikesohet prezences se sherbimeve sekrete dhe se do te vazhdoje te kryeje punen e vet".
  • Data 03.02.2004
  • Autor Agim ZOGAJ
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2a
  • Data 03.02.2004
  • Autor Agim ZOGAJ
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2a