Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 04.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

"Koha Ditore" numrin e qel me njoftimin se shkresa shoqeruese e Dacit nuk ndryshon vendimin e Holkerit, se "Kot shkruan letra Daci, thone ne UNMiK".
Gazeta sqaron se "Letra shpjeguese e kryeparlamentarit Nexhat Daci, ku paraqitetet versioni i tij lidhur me ate se si dhe pse eshte zgjedhur Zehra Elezi anetare e re e Kryesise se Kuvendit, nuk do te ndryshoje vendimin e kryeadministratorit Holkeri, marre dite me pare, ku ai konteston proceduren e ndjekur nga Kuvendi i Kosoves".
Zedhenesja e UNMiK-ut, izabella Karlowitz eshte shprehur per "Kohen Ditore" se " megjithate, kryeparlamentari Daci se shpejti do te marre pergjigje ne letren e tij, porse nuk do te ndryshoje asgje, pra do te jete e njejte me vendimin e kryeadministratorit".
"Bota Sot" ndersa duke ngritur ceshtjen e perfaqesimit te Kosoves ne seancat e KS te OKB-se, atehere kur raportohet dhe diskutohet per Kosoven thekson se " nese Keshilli i Sigurimit nuk i fton perfaqesuesit e Kosoves, pra nese mbledhjet e Keshillit te Sigurimit vzhdojne te mbahen pa ate per te cilin Keshilli i Sigurimit mblidhet, pra pa Kosoven, ne nje kohe kur jane shpallur edhe Standardet per Kosoven, te cilat duhet te vleresohen gjate ketij viti, atehere do te mungoje pikerisht pala qe i ka realizuar me perpikeri absolute Standadet per Kosoven, pra do te mungoje vete Kosova".
Gazeta ne fjale, ne rubriken politike boton intervisten me Patrick Moore, ekspert i shquar i Ballkanit i cili nder te tjera ka deklaruar se "Komuniteti nderkombetar duhet ti kishte treguar Beogradit se Serbia e ka humbur Kosoven me 1999, ashtu si e sugjeron zonja Albright ne kujtimet e saj".
Moore ne vijim shprehimisht analizon se " Komuniteti nderkombetar beri nje gabim te madh dy vjetve te shkuar, kur ata e nxiten Beogradin per te luajtur nje rol ne zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves…Komuniteti nderkombetar duhet qe nje dite ti " cliroj" politikanet serbe nga kjo dileme duke e perjashtuar Beogradin nga nje marreveshje nese lideret serbe nuk luajne nje rol konstruktiv".
Psqyren e shtypit per diten e sotme e vazhdojme me thekse nga i ntervista e Gjeneralmjor Endrju Kaming, shefi i deritashem i Zyres Koordinuese te UNMiK-ut per TMK-se, dhene gazettes "Zeri". Kaming, i pyetur se ku do ta gjeje TMK-ne fillimi i negociatave per statusin perfundimtar te Kosoves, eshte pergjigjur:"Kjo varet nga TMK-ja. Une shpresoj se TMK-ja do te jete nje organizate shume profesionale e cila do te permbushe te gjitha detyrat qe kerkohen nga ajo. Une nuk e di se cfare do te kerkohet nga TMK-ja. Por une shpresoj se TMK-ja do te jete nje organizate profesionale per te miren e Kosoves.
Se cka do te jete TMK-ja net e ardhmen varet nga Kosova, jo nga gjenerali Kamingg. Por, shpresoj se ckado qe te ndodhe , ajo qe ndodh te jete ne te mire te Kosoves".
Shtypi i ketushem vazhdon te sjell reagime ndaj deklarates dite me pare te shefit te zbulimit ushtarak serb, i cili ka thene se sherbimi i permendur ne Kosove ka rrjetin e vet te veprimit. Lidhur me temen ne fjale "Epoka e re" citon Naim Malokun, deputet ne Parlamentine Kosoves te kete thene se" Ne Kosove vepron sherbimi sekret serb".
  • Data 04.02.2004
  • Autor Agim ZOGAJ
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2Y
  • Data 04.02.2004
  • Autor Agim ZOGAJ
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2Y