Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 15.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Duke e shtruar ceshtjen e raporteve UNMiK- institucionet e Kosoves, "Bota Sot" numrin e qel me vleresimin se " Qe nga krijimi i Qeverise se Kosoves eshte bere praktike qe UNMIK-u te mos i ndryshoje asnjehere qendrimet dhe vendimet e veta, ndersa Qeveria te heqe dore gjithnje nga qendrimet e veta dhe te pajtohet me vendimet e UNMiK- ut". Nderkohe, sipas "Botes Sot", " dihet se UNMIK-u ka nje burokraci te tille, e cila nuk e prish komoditetin e vet per asgje qe ka te beje me te sotmen dhe te ardhmen e Kosoves, pra ka nje komoditet te ndertuar nepermjet status quose dhe qe do te zgjase aq sa te vazhdoje status quoja ne Kosove. Si rezultat, nuk po ndryshon asgje thelbesore ne drejtim te kompetencave. Qeveria duket se do ta mbylle mandatin e saj me ato kompetenca me te cilat e filloi. Asgje nuk po ndodh ne sferen e privatizimit…E njejta gje ndodh edhe sa here qe rihapet kapitulli i dialogut me vendin fqinj te shtetit te Kosoves, Serbine. UNMIK-u vazhdon ta konsumoje kohen ne menyre te tille qe, me ne fund, pala qe terhiqet te jete Qeveria e Kosoves". "Bota Sot" apostrofon se " vijme gjithnje te konkluzioni se Qeveria e Kosoves e degjon per gjithcka UNMIK-un" ndersa, sipas gezetes ne fjale " UNMIK-u degjon te gjithe ata qe nuk duan daljen e Kosoves nga status quoja, te gjithe ata qe duan te krijojne iluzionin, pra pershtypjen e rreme se dicka po ec ne Kosove. Ne te vertete ajo qe ne thelb po ndodh ne Kosove eshte konsumimi i kohes ne vendnumerim". "Koha Ditore" ndersa, gjurmeve te lajmit per daljen ne skenen politike te Kosoves edhe te partive te reja politike fillimisht shkruan "Kosova i ka dy grupime politike. i pari grupim eshte i LDK-se dhe rreth saj dhe i dyti i dalur nga UCK-ja me PDK-ne dhe AAK-ne. Ne kete cast, shtrohet pyetja a ka vend per nje apo edhe me shume grupime te reja politike ne Kosove"? Gazeta veren se "Duhet pra nje moral i forte i atyre qe duan te japin nje alternative te trete politike kosovare. Dhe ne kete mes me se shumti duhet te jene te gatshem te pranojne goditje dhe humbje fillestare. Derisa edhe vete votuesi kosovar do ta shohe qe folklori dhe "pavaresia" nuk japin as buke, as rruge,as pune, as rryme, as uje, as kopshte per femije, as jete me normale. Dhe ne kete mes, asgje me e rendesishme nuk ka sesa nje force e trete politike kosovare e cila jo pa pavaresine, por me te, kosovareve do te dije tu ofroje jete paksa me normale, dhe para se gjithash, me dinjitoze". Tekefundit, sic analizon "Koha Ditore", "mosparaqitja e nje apo edhe me shume alternativave te reja politike kosovare do te kete per pasoje pikerisht ate teater tragjikomik qe Shqiperia eshte duke e perjetuar dhe, para se gjithash, paguar me kurriz qe me shume se dhjete vjet". Gazeta e sipercituar ne rubriken editoriale boton veshtrimin autorial te diplomatit amerikan Marc Grossman i cili nder te tjera shkruan se "Ne nentor isha ne Kosove dhe propozova qe, nese Kosova deri ne mesin e vitit 2005 i permbush standardet, bota do te jete e gatshme qe te filloje te flase per statusin e ardhshem te Kosoves. Ne kemi vendosur standarde te qarta…Beogradi nuk ka te drejte vetoje ne kete…".

  • Data 15.02.2004
  • Autor Agim Zogaj/Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2J
  • Data 15.02.2004
  • Autor Agim Zogaj/Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As2J