Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 29.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Duke shtruar ceshtjen aq shume te diskutuar, te privatizimit ne Kosove, " Koha Ditore " pasi pyet "Pse ne Kosove nuk eshte duke u vazhduar procesi i privatizimit" me tej nenvizon "Sepse, ne vend te ndermarrjeve, fabrikave e punishteve jane privatizuar problemet qe vendesit me nderkombetaret mes veti kane".

Artikullshkruesi konsideron se "Qeveria dhe shefi i saj kane mundur qe te bejne vertet dicka me shume ne kerkesat e tyre, qofshin keto edhe po te njejta kerkesa apo "kercnime" i nstitucionale per ngrirje marredheniesh, pa dale menjehere ne gazeta e televizione. Sepse, ndryshe do te ishte, por edhe eshte po qe se disa gjera nuk behen te ditura me cdo kusht per opinion nepermjet mediave - te cilat dihet pse jane aty".

Autori vlereson se " nuk ka mbetur shume kohe dhe se ende ia vlen ajo qe qeveria dhe kryeministri i saj Rexhepi duhet edhe nje here te ulen prapa dyerve te mbyllura dhe shohin se si te dilet nga ky qark. Mundesisht pa na dhene deklarata per " kerkesa " por me rezultate konkrete per vendime ( qofshin ato edhe ngrirje marredheniesh apo levizje nga pika zero). Dhe mundesisht para mesit te marsit. Sepse, nese nderkombetaret nuk e dine, atehere se paku vendesit e dine: marsi eshte ky muaj i trazirave politike, sociale, ekonomike, studentore, e cka tjeter", konkludon " Koha Ditore ".

Gazeta ne fjale ne rubriken politike i referohet intervistes te i sh te derguarit special amerikan ne Kosove, Richard Hollbrooke i cili per gazeten "Dnevni Avaz" te Sarajeves ka deklaruar se " Serbet e kane humbur Kosoven, zgjidhja eshte pavaresia e Kosoves". Holbrrok ka shtuar se "Serbet dhe Beogradi duhet te perballen me realitetin dhe te zgjedhin mes Evropes dhe Kosoves", duke shtuar me kete rast se sipas tij ndarja e Malit te Zi nga Serbia eshte e sigurt.

Per Hollbrooke jane " qesharake " kerkesat e disa politikaneve ne Serbi qe humbjen e Kosoves ta kopensojne me territore te tjera".

Me gazeten "Bota Sot" kalojme ne qendrimin e serbeve te Kosoves, ndaj zhvillimeve ne vend, te cilet sic rikonstaton gazeta " te nxitur nga Beogradi, nuk po e pranojne realitetin faktik ne Kosove, te krijuar pas 12 qershorit te vitit 1999". Gazeta shkruan se "Veprimi i strukturave paralele dhe enklavizimi, te mbeshtetura nga Beogradi zyrtar dhe te toleruara nga UNMiK-u dhe instancat e tjera nderkombetare, jane nje nga pengesat serioze ne implementimin e standardeve. Ne favor te tendences se legalizimit te enklavave serbe dhe te veprimit te strukturave paralele shkon edhe projekti i keshillit te Evropes per reformimin e pushtetit lokal, kinse i pergatitur mbi bazat e kritereve gjeografike dhe demografike. Ne fakt ky projet i Keshillit te Evropes eshte bere mbi baze te kritereve etnike". Artikullshkruesi veren se " Serbet e Kosoves, nen urdherat e Beogradit, pasi refuzuan te shkonin ne Bruksel ku behej operacionalizimi i standardeve, tash po refuzojne te hyne edhe ne grupet punuese per permbushjen e standardeve, te proklamuara nga Grupi i Kontaktit dhe te mbeshtetura nga KS i OKB-se. Dhe gjithnje do te bejne obstruktsione, pikerisht ashtu sic ka bere Milosheviqi dhe regjimi i tij".
  • Data 29.02.2004
  • Autor Agim Zogaj/Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As26
  • Data 29.02.2004
  • Autor Agim Zogaj/Prishtinë
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As26