Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 02.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

Shtypi i Kosovës trajton gjerësisht vizitën e kryeministrit të Shqipërisë në Kosovë Fatos Nano

default

Shtypi i Kosoves, ne faqet e para boton lajmin per viziten e pare ne Kosove te Fatos Nanos, kryeminister I Shqiperise."Koha Ditore" pasi ne kryetitullin e madha hapes citon Nanon te kete thene gjate takimit me kryeminstrin Bajram Rexhepi se "Dialogu eshte sfida e Kosoves por edhe rruga per ne Bruksel", me tej sqaron se "Fatos Nano, ne viziten e pare bere ne Kosove, te henen, deklaroi se institucionet e Kosoves jane duke vazhduar perparimin ne lidhje me standardet e kerkuara nga bashkesia nderkombetare".

Ndersa, sic shkruan gazeta " I veshur me kostume te zeza dhe kollare kuqezi, kryeministri shqiptar ka thene para auditoriumit ne tribunen publike, te organizuar nga KAC-I, se vizita e tij lidhet me nje emocion te vecante per Kosoven". Me tej Nano citohet te kete thene se "Praktikisht jam per here te pare ketu me ju, por duket se nuk ju takoj per here te pare per shkak se ky realitet qe perfaqesoni ju, Kosova e re, e lire, eshte krijuar nga te gjithe se bashku". Nano gjithnje I cituar nga "Koha Ditore" poashtu eshte shprehur se "Kam ardhur si kryeminister I Republikes se Shqiperise dhe nuk kam ardhur te kerkoj partner preferencial midis jush".

"Zeri" I cili citon Nanon te kete thene se "Aspirata e vjeter e popullit te Kosoves po mbeshtetet nga bashkesia nderkombetare", numrin e sotem e qel me njoftimin se Administrata e UNMIK-ut konfirmon per angazhimet rreth fletarresteve serbe per personalitetet shqiptare. UNMIK-u dhe Brukseli thone se jane duke punuar ne zgjidhjen e ceshtjes se fletarresteve". "Zeri" ben te ditur se " UNMIK-u ka sqaruar se eshte duke biseduar me Interpolin dhe me komisionin Evropian per ta zgjidhur ceshtjen e fletarresteve serbe qe nuk jane te vlefshme".

Gazeta cek se" Jane dy menyra qe te eliminohen fletarrestet e motivuara politikisht te Serbise per ish drejtuesit e larte te UCK-se. Njera eshte qe bashkesia nderkombetare te ushtroje presion politik ndaj Beogradit qe ti terheqe ato nga Interpoli, kurse tjetra eshte qe ata qe kane fletarreste te kalojne neper proceduren gjyqesore, te angazhojne avokat dhe ti hedhin poshte akuzat e drejtesise serbe, mirepo kjo mundesi nuk ka gjasa te ndodhe". Keshtu ka thene per "Zerin" nje burim nderkombetar.

Gjithnje ne te njejten teme, "Kosova Sot" shkruan se " rasti I Cekut ka permasa shqetesuese, sepse eshte cenuar imazhi I Kosoves. Ne nuk mund te krenohemi me komandantin tone qe sa here del jashte vendit, dikush mund tia vere prangat kur te doje. Kjo eshte vertet e patolerueshme. Kjo situate eshte pasoje e politikes se ngathte te UNMIK-ut dhe do te vazhdoje per nje kohe te pacaktuar nese nuk ndermerret dicka urgjente, pervec deklaratave monotone", konkludon "Kosova Sot".

Ndersa, "Bota Sot" duke I hedhur nje veshtrim temes se pavaresise se Kosoves, nder te tjera apostrofon faktin se : "Nje nga standardet per hapjen e ceshtjes se statusit final te kosoves eshte zhvillimi ekonomik. Shtrohet pyetja si te permbushet ky standard kur statusi I pazgjidhur I Kosoves drejtpedrejt e pengon kete zhvillim, pengon ekonomine e tregut, privatizimin, transformimin e prones dhe transformimin e tere sistemit politik dhe ekonomik, ndersa ne anen tjeter mundeson funksionimin e krimit te organizuar dhe te ekonomise blu".

  • Data 02.03.2004
  • Autor Agim ZOGAJ, Prishtine
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As23
  • Data 02.03.2004
  • Autor Agim ZOGAJ, Prishtine
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As23