Pasqyra e shtypit të Kosovës | Studimi në Gjermani | DW | 07.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit të Kosovës

"Koha Ditore" numrin e qel me njoftimin per Akademine solemne, te mbajtur dje ne Prishtine dhe manifestimet percjellese ne Prekaz ne diten e dyte te "Epopese se UCK"-se. Lidhur me kete, ne kryetitullin e madh hapes citohet ish – komandanti I SHtabit te Pergjithshem te UCK-se, dhe aktualisht zevendeskomandant I SHP te TMK-se, gjeneral Sylejman Selimi te kete pohuar se " Per asnje cast nuk do di shmangemi te drjtes per te pasur nje shtet te vertete". Ai ka shtuar se :"Ne do ta ndertojme ushtrine e Kosoves, e cila eshte aspirate e popullit".

Ndrrojme teme me vleresimin e gazetes ne fjale, e cila ne rubriken politike shkruan se "Serbia nuk heq dore nga bindja se mund ta mbaje Kosoven nen kontroll". Gazeta shkruan:" Pazari I Beogradit: Disa opcione ne vend te pavaresise". Gjithnje sipas "Kohes Ditore", "Propozimi I para pak diteve I kryeministrit serb Vojislav Koshtunica per ndarjen e Kosoves ne kantone ose ne entitete, edhe pse nuk perben qendrim te ri, eshte versioni me I fundit I ofruar nga serbet qyshkur ka perfunduar lufta ne Kosove, qe ne nje forme apo tjeter kerkon ushtrimin e kontrollit te Beogradit mbi Kosoven, derisa bashkesia nderkombetare vazhdon te mos kete ide te qarte rreth statusit perfundimtar te ketij vendi".

Gazeta I rikujton lexuesit se "Para Koshtunices ide te njejta viteve te fundit kane shfaqur edhe kryeministri I vrare serb, Zoran Gjingjiq, kryetari I atehershem I te ashtuquajtures "Qendra Koordinuese per Kosoven", Nebojsha Coviq, udheheqesi I Levizjes per Ripertritjen Serbe (SPO), Vuk Drashkoviq, dhe shume perfaqesues tjere serbe".

Nderkohe qe, sic veren "Koha Ditore", "Megjithekete, deri ne dite te sotit, asnje force politike shqiptare e Kosoves, e madhe a e vogel, nuk ka shqyrtyar mundesine as te mendoje per propozimet e ndryshme qe Beogradi I hedh para bashkesise nderkombetare ne shkembim per heqjen dore nga pavaresia.

Edhe pse te ndare per shumecka, ne skenen politike te Kosoves shqiptaret e kane nje pike ku te gjithe pajtohen: Kosova nen Serbi nuk mund te mbetet".

Ndersa ne editorialin e numrit gazeta ne fjale konstaton se "Per shumeke starti I shefit te ri te qeverise serbe ishte I keq. Kjo edhe mund te jete e vertete. Por nuk do te thote aspak qe ky duhet shikuar me nencmim. Perkundrazi".

Duke ngelur gjithnje ne temen e statusit final te Kosoves, kalojme ne te perditeshmen "Bota Sot" e cila ne nje nga kryetitujt hapes citon kongresistin amerikan , Eliot Engel te kete rikonstatuar se" Pavaresia eshte e ardhmja e vetme e arsyeshme per Kosoven".

Ndersa ne editorialin e numrit gazeta I referohet diplomatit amerikan Richard Hollbrroke I cili ka thene se " serbet duhet te kuptojne se pavaresia per Kosoven eshte dicka e pashmangshme". Hollbroke, sic shkruan"Bota Sot" , " ka theksuar se ne bisedimet per pavaresine e Kosoves, te ndermara nga bashkesia nderkombetare, dhe te udhehequra nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes, duhet te synohet qe pavaresia e Kosoves, te shoqerohet me garanci te hekurta per sigurine dhe per te drejtat fetare dhe politike te pakices serbe ne Kosove dhe mbrojtjen e monumenteve te tyre fetare dhe historike".

  • Data 07.03.2004
  • Autor Agim Zogaj, Prishtine
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1w
  • Data 07.03.2004
  • Autor Agim Zogaj, Prishtine
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/As1w